Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Shkodranët si njerëz të lirë drejt Tiranës'/ Spahia: Rama i ka orët e numëruara

'Shkodranët si njerëz të lirë drejt Tiranës'/ Spahia: Rama i ka orët e numëruara

08:36, 16/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili është edhe organizatori i protestuesve që vijnë në Tiranë Nga Shkodra, në një prononcim për mediat, është shprehur se, opozita nuk ka ndonjë skenar për protestën e sotme pasi gjithçka është në dorën e qytetarëve.

“Shkodranët nisen drejt Tiranës si njerëz të lirë për të shkulur nga themelet një sistem të kalbur i cili drejtohet nga banda kriminale që sot drejton vendin. Sot me mijëra bashkëqytetarë tanë kanë zgjedhur protestën si mënyrën e vetme për t’u përballur me këtë bandë kriminale.

Edi Rama dhe banda e tij i kanë orët e numëruara. ‘Edi Rama ik’ është kryefjala e qytetarëve. Ne e kemi thënë vazhdimisht skenarin e vendosin  vetë qytetarët shqiptarë. Frika i ka hyrë në palcë Edi Ramës dhe bandës së tij”, shkruan Spahia.

Protesta e opozitës, që pritet të jetë më e madhja e viteve të fundit, nis në ora 11:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco