Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

A fshihet miku trafikant i Taulant Ballës pas kullave të Tiranës?

A fshihet miku trafikant i Taulant Ballës pas kullave të Tiranës?

19:46, 14/03/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur Tirana po mbulohet nga ndërtimet shumëkatëshe, edhe pse tregu i shit-blerjeve të apartamenteve ka pësuar rënie në kryeqytet, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes publikimit të disa dokumenteve zyrtare, ngre akuza të forta ndaj kreut të bashkisë së Tiranës.

Sipas zëdhënëses së selisë blu, pas lejeve për ndërtimin e kullave fshihet Edmond Bego, i akuzuar nga opozita si pjesë e botës së krimit dhe si mik i afërt i eksponentëve më të lartë të mazhorancës.

Sipas dokumenteve që paraqet Zhupa, leja që është dhënë nga bashkia e Tiranës më datë 20 qershor 2018 ka për ndërtues firmën “Ana shpk”, e cila është aktualisht nën hetim për pastrim parash.

Ja postimi i plotë i Ina Zhupës:

A fshihet Edmond Bego pas kullës më të re në qëndër të Tiranës? A po bën pastrimin e rradhës së parave të pista Veliaj me kullat në Tiranë?

Kulla më e re e Tiranës duket se ka lidhje me Edmond Begon dhe prokuroria ka detyrë ta shtoj këtë në dosjen hetimore që nisur për pastrim parash ndaj Mond Begos.

Me vendimin Nr.09, date 20.06.2018 , Keshilli Kombetare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit per objektin “Tirana's Rock” objekt i perzier banim dhe shërbime , 25 kate mbi toke dhe 5 kate nen toke" , me ndërtues shoqeria "ANA" sh.p.k .

Duke ju referuar zonen ku do ndërtohet kulla , deri pak dite me parë (23 shkurt 2019 ) ka ekzistuar një godinë e vjetër e qytetit “Hotel Vjosa” i cili eshte shkatërruar nga Bashkia e Veliajt me arsyetimin se do të ndertohej stacion autobuzi për linjat e qytetit . E verteta është ndryshe, sipas dokumentave të lejes së ndertimit provohet qe kjo hapësire e liruar pas prishes se objektit do të zihet nga ndertmi i kullës “Tirana`s Rock “ 85 metra lartesi . Ky ishte mashtrimi i rradhës i Veliajt për ta boshatisur tokën që kishte planifikuar për kullë.

Po kush është Ana shpk që merr kullë në mes të Tiranës dhe kush është lidhja e administratores dhe pronares së saj me Romario shpk, nën hetim aktualisht për pastrim parash të Edmond Begos?

Ana sh.p.k , është kompani që ushtron aktivitetin në fushen e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu .

Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qënë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos.

Të dhënat e prokurorisë jepen dhe në investigimin e bërë nga BIRN, të cilin mund ta lexoni të plotë në këtë link:

https://www.reporter.al/e-treta-e-verteta-akuzat-publike-rihapin-hetimet-ndaj-biznesmenit-mond-bega/?fbclid=IwAR0t-Eda4FNXG2BhT31odxu1iQVeVA2omgAZY1jd9uEnFcvDjFVz5s8DhnE

Administratorja dhe pronarja e Ana shpk, nuk është as më shumë e as më pak se ish administratorja dhe pronarja e Romario shpk, një firmë që shërben sipas prokurorisë për pastrimin e parave të Mond Begos.

Më poshtë dokumentat dhe skemën e lidhjeve dhe aseteve të Edmond Begos:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku15/03/2019 06:50

    Mafja dhe mafjozët nuk kanë brirë, për tu dalluar kur ecin në rrugë. Kjo është mafja, në daç quajeni "cosa nostra" (gjithçka është e jona), ose ndryshe, në gjuhën shqipe e shpiku EDrama, "tepsia", pra tepsia e mafjes në pushtet. Grumbullim parash me aktivitete kriminale dhe pastrim i tyre me aktivitete ndërtimi (kulla betoni) të pakontrolluara, me punë publike, me konçesione, me PPP, me çmime sa dhjetfishi i kostove, me gjasme tendera, të gjitha të fallsifikuara, me grabitjen totale të buxhetit, me varfërimin ekstrem të popullsisë, me grabitjen e votave dhe zgjedhjeve këtij populli për një kafshatë bukë. Me politikën bën miljardat, me miljardat blen politikën dhe korrupton faktorin ndërkombëtar. Kjo është diktatura de facto e mafjes. A ka njeri në Shqipëri që nuk i sheh këto? Këto janë brirët e mafjes, por nuk shihen mbi ballin e mafjozit sikurse tek cjapi. Me qenë i sinqertë, tek Taulant Balla dallohen në fytyrë, në mimikë, sa hap gojën kur zgërdhihet ndjehet pisllëku. Dallohet edhe në veshje, edhe pse vishet "Armani", nuk di të rrijë brenda, do ti shkonin opingat dhe shajaku i traditës familjare. Ku je katandisur moj Shqipëri?!

    Shto koment

    Denonco