Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Barbarët e dosjes 339

Barbarët e dosjes 339

14:59, 14/03/2019
A+ Aa A-

Nga Oerd Bylykbashi/

Tre vite të shkuara Durrësi filloi‎ betejën e tij kundër Velieres së Vangjush Dakos, i cili kudo që shkel, lë gjurmën e tij prej betoni, duke varrosur memorien dhe trashegiminë e qytetit.

Kur them Durrësi, e kam fjalën per qytetin, atë antik, mesjetar dhe modern, por jo domosdoshmërisht për banorët e tij. Sepse pak qytetarë të Durrësit, të denjë për këtë "titull" u ngritën, ngritën zerin dhe protestuan. Madje as 6000 firmat e peticionit të shatrivanit të qendrës të vitit 1929 nuk u mblodhen dot. As aq nuk u mblodhën për të mbrojtur rrënojat që u gjetën aty ku dikur ka qenë Porta Aurea e Durrësit antik. A thua se rrënojat e lashta vlenin më pak. Ndaj Durrësi e kishte të humbur betejën kundër Velieres prej betoni, kundër Dakos.

Në tre vite vetingu i ‎Ramës beri të mundur që Dako të fitonte gjyqet dhe të heshtte shoqerinë civile që protestoi. Nuk pati gjykatës që guxoi t'i dilte përpara. Praktikisht Dako arriti të vriste Durrësin antik, mesjetar dhe atë modern që krenohet për të shkuarën e vet. Triumfoi moderniteti i betonit.

Në një vit, Prokurorja e Përgjitheshme e Ramës bëri të mundur që ta mbajë pezull hetimin e Dosjes 339 dhe barbareve të asaj dosje me Dakon në krye. Barbarë që blejnë vota që më pas të betonizojnë Durrësin dhe Shqipërinë.‎ Nëse këta barbarë të votës së lirë do te ishin sot pas hekurave, projekti kriminal i Velieres do ishte varrosur. Por sot është Veliera qe po varros nën beton të kaluaren antike të Durresit, ndërkohë që Torra Veneciane rri mënjane si e rrahur në cep.

Respekt per Sazan Gurin e Av. Mirela Jorgon, dy aktivistë të shoqërisë civile që edhe pse nuk janë nga Durresi, meritojne titullin Qytetar Nderi të Durrësit, por jo nga ata titujt që shpërndan Dako shpesh me lista partie e qoka banale. ‎Titull mirenjohje të vertetë. Respekt edhe për cdo durrsak qe iu bashkua asaj kauze, edhe pse të pamjaftueshëm në numër, ndërkohë që "intelektualë" të tjerë bënin sehir, komente e thashetheme nga vetrinat e kafeneve përreth, ndërsa shumica heshti dhe vazhdoi punët e përjaveshme.

Sot Durresi e ka ende një shans, nëse durrsakët ngrihen përtej politikës, si studentët apo banorët e Unazës së Madhe. Ama, të mbrosh antikitetin kërkon më shumë ndërgjegjësim sesa thjesht interesi për pronën që po të prishin, apo pagesën e shkollës që e rritën. Kërkon pasion për Identitetin Kombëtar, Kulturën dhe Trashegiminë e Brezave. Kjo është sfida për ta merituar titullin Qytetar Nderi i Durrësit‎. Deri sa të ndahet kjo dilemë mes vetes, Veliera e ka varrosur Durresin nën beton.

A do të vazhdojnë të ngadhnjejnë Barbarët e Dosjes 339 mbi Durrësin dhe durrsakët? Durrsakët e kanë ende një shans. Me 16 mars protestohet për të qëruar këta barbarë që në krye kanë Edi Ramën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco