Zaev falenderon për NATO-n, Rama i kërkon të paguajë dreken e dy qeverive

Zaev falenderon për NATO-n, Rama i kërkon të paguajë dreken e dy qeverive

12:03, 13/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pasi mori fjalën në konferencën e përbashkët me kryeministrit Rama  tha se “Vijmë këtu si miq”.

Ai e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Maqedonisë së Veriut për tu integruar në NATO, ndërsa e cilësoi vitin 2019 të rëndësishëm sa i përket integrimit për të dyja vendet.
 

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i ka kujtuar homologut të tij maqedonas, se është koha që ai t'i bëjë ftesën për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama tha se shpenzimet e drekës i takojnë qeverisë maqedonase.

Ne organizuam përpara 15 muajsh mbledhjen e dy qeverive dhe ka ardhur koha të përgatitemi për të dytën.

Natyrisht duke pritur ftesën zyrtare, sepse jeni ju që duhet të na mirëprisni dhe jeni ju qe duhet të paguani shpenzimet e drekës.

Besoj që do keni dakordësi të plotë mes partive të koalicionit për të ndarë shpenzime, tha kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco