Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kryemadhi: Djegia e mandateve tona, edhe si shmangie e konfliktit civil

Kryemadhi: Djegia e mandateve tona, edhe si shmangie e konfliktit civil

12:59, 09/03/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me strukturat e LSI në Gramsh u ndal në vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Kryemadhi tha se djegia e mandateve ishte një akt që tregon se opozita nuk mund të jetë një opozitë fasadë dhe nga ana tjetër ajo theksoi se djegia e mandateve është një sensibilizim për kalbjen e sistemit dhe kalbjen e qeverisë së Rilindjes.

“Në fakt ajo që dua të them për t’ju sqaruar edhe rreth djegies së mandateve të LSI-së, por edhe të gjithë opozitës, ne u gjendëm në një situatë politike që vendosi shqiptarët përpara një konfrontimi fizik me qeverinë, dhe të qenurit një opozitë fasadë të cilën mund ta përdornin nga mënyrat më të ndryshmet, për të qenë si fasadë e qeverisjes, ku nuk ndryshonte asgjë, ku nuk hapeshin vende të reja të punës, ku taksat rriteshin do ditë, ku ekonomia rrënohej do ditë, ku shqiptarët varfëroheshin do ditë, ku do ditë edhe më shumë iknin të rinjtë dhe të rejat.

Mund të qëndronim në Parlament, mund të merrnim rrogën e deputetit dhe të bënim sikur bënim opozitë, të mbanim ndonjë fjalim një herë në javë kundër qeverisë, por asnjë gjë nuk do të ndryshonte.

Djegia e mandateve tona erdhi si një veprim ekstrem, por erdhi si dhe një shmangie e konfliktit civil midis qytetarëve dhe qeverisë, erdhi edhe si rezultat i shmangies së një konflikti trup më trup të qytetarëve me fëmijët e tyre, me vëllezërit e tyre, me policinë shqiptare.

Djegia e mandateve tona ishte për të dhënë sensibilizimin se deri ku është kalbur sistemi dhe qeverisja shqiptare, për të thënë që këtu nuk ka më asnjë lloj shansi dhe mundësie, të një vendi që punon pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, ku tentohet të kapet sistemi i drejtësisë, ku kriminelët lajmërohen nga policia për tu larguar dhe për të mos u arrestuar, kur ndërkohë fukarai i cili nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike 5 mijë lekë të vjetra burgoset, ju dje keni dëgjuar 40 veta në Roskovec janë arrestuar se pse kanë dalë më një parullë “RAMA IK” Edi Ramës dhe i kanë prishur imazhin e tij apo fytyrën e tij në mendjen e tij me këto parulla, kur në fakt po të shkoni në Roskovec korrupsioni i Kryetares së Bashkisë është skandaloz dhe jo vetëm i Kryetares së Bashkisë, por së bashku me Albpetrolin, së bashku me segmente të tjera të cilat kanë grabitur pronat e qytetarëve të Roskovecit, pronat e shtetit, i kanë terrorizuar dhe i kanë dhunuar familjet dhe fëmijët e tyre, e më pas i procedojnë dhe i çojnë në polici për ti kërcënuar”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/03/2019 13:16

Nqs protestat vazhdojne me thirrjet rama ik dhe rama vazhdon me "qente te lehin karvani ec perpara",nuk eshte shmangur konflikti civil,perkundrazi ai keshtu vetem afrohet

Shto koment

Denonco