Spahia: Turp për diplomatin e OSBE-s që justifikon shitblerjen e votës

Spahia: Turp për diplomatin e OSBE-s që justifikon shitblerjen e votës

20:13, 24/02/2019
A+ Aa A-

Nga Bardh Spahia

Për hir të Zotit z. Wilton çfarë po thoni!

Mos po na thoni që skandalet janë tre fish me keq në U. K.? A mund të më thoni ju lutem një rast të blerjes së votave nga PD?

Mos po thoni që qoftë edhe një votë e pa numëruar, e blerë, e marrë nën kërcënimin e armës, apo kërcënimin e pushimit nga puna është trefish me e pranueshme në vendin tuaj apo gjetkë në Europë?!

Z. Wilton, ashtu si shumë shqiptarë edhe unë kam pasur rastin të jetoj, studioj dhe punoj në Europë, por kurrën e kurrës s’kam parë e as dëgjuar për dhunimin e të drejtës themelore, pra të drejtës për të votuar, në asnjë vend europian.

Z. Wilton duhet të keni turp për shembullin e tmerrshëm që po mundoheni ti mësoni të rinjve tanë. Mendoj se taksapaguesit europian do indinjoheshin tej mase po të dëgjonin komentet e juaja dhe të kuptonin se si shpenzohen paratë e tyre për promovimin e demokracisë dhe zhvillimit në vendin tim.

Z. Wilton ju lutem mos u mundoni të bindni popullin tim që të pranojë diçka që gjetiu në Europë do ishte e paimagjinueshme. Ne shqiptarët jemi europiane dhe s’do pranojmë asnjë të drejtë më pak se ato që meritojnë dhe për të cilat kanë luftuar të gjithë qytetarët europiane.

Z. Wilton, me lejoni t'ju kujtoj se dhjetëra mijëra bashkëkombas të mi shqiptar u vranë, burgosën, torturuan dhe persekutuan për të drejta elementare, siç është dhe e drejta për të votuar.

Me sakrificën e tyre në mendje dhe me aspiratën e miliona shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të barabartë nën flamurin europian, vendosa t'ju drejtohem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Idi24/02/2019 22:37

keta jane te gjithe gay dhe ne zgjedhjet e BE ne maj ikin ne shtepi

Ali Pashe Tepelena 24/02/2019 22:19

Bardhi. Gabim që nuk e "ftove" të largohej nga Shqipëria këtë qen bir qeni, që u thotë të rinjve që vjedhja e votave qënka normale në demokraci.

Big Fish24/02/2019 22:14

CORRUPTED

Daj Jaku24/02/2019 21:14

Kjo thënie e sheqerparexhiut Wilton është fyerja më madhe për EDramën dhe banditët e tij në pushtet të cilët harxhojnë shuma marramendëse për blerjet e votave, bëhen ortakë me kriminela e vrasës, i japin pjesë gjigande nfa tepsia etj. Sipas Wilton qënkan komplet idjotë dhe budallenj, sepse kjo që bëjnë nuk paska asnjë efekt në rezultat, dmth harxhojnë miliarda euro kot fare, komplet budallenj, EDrama, Gjush xhuxhi, Lal Sejdini, Safet Gjici, Damixhani, Ilir Hamdi Beqja, Rranja i Fushkrujës Avdukajt e të gjithë budallenjtë e tjerë të rilindjes që hedhin para në halé, para që i nxjerrin me djersën e ballit. Vështirë se ka kaq shumë budallenj Shqipëria, nga ana tjetër, më pranë llogjikës normale, më e besueshme është që idjoti i vërtetë të jetë i dërguari i OSBE-OIDHJERI në Tiranë, pra ky Wiltoni. A ka ndëgjuar ndonjëherë ky idiot që egziston edhe i quajturi "krim elektoral"? A egziston ndjenja e turpit tek ky idiot? Apo ky rast vërteton edhe një herë thënien e Sigmund Freud (babai i psikollogjisë moderne): "Treguesi i parë i idjotsisë është mungesa e plotë e turpit"? Pra një nga të dyja, ose idioti është Wiltoni, ose idiotë EDrama me gjithë rilindjen dhe krimin e organizuar që hedhin miliarda kot fare, pa asnjë efekt. Por akoma më i besueshëm varianti i tretë: këta të gjithë me gjithë Wilton janë një stallë derrash poshtërsie korrupsioni e hajdutërie që pandehin se idjotët janë shqiptarët dhe eurokratët e Brukselit.

Askushi 24/02/2019 20:34

Ky pederasti nuk duhet marre seriozisht. Ai nuk duhet te pranohet ne asnje bisede zyrtare nga opozita. Bile ai duhet te dencohet nga opozita per qendrimin e tij hapur ne mbeshtetje te vjedhjes se votave nga bandat.

Shto koment

Denonco