Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘Safet Gjici në përgjimet për blerje votash për PS në Kukës’

‘Safet Gjici në përgjimet për blerje votash për PS në Kukës’

18:47, 23/02/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS.

Ai tregoi për Nisida Tufën në News24 se në dijeninë e tij, janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

‘Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339.

A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këto prokurori’, tha Paloka.

Paloka, i bindur shprehet se opozita ka marrë vendimin e duhur për djegien e mandateve, pasi sipas tij, parlamenti ishte ilegjitim.

‘Ditën e 16 protestës ne e morëm mesazhin nga njerëzit. Nuk kishte më akt tjetër që mund të ndërmerrnim. Ishte i vetmi reagim që mund të bënim.

Ne i kemi bërë të gjitha provat. Ai Parlament nuk funksiononte më’, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist24/02/2019 00:29

Sa mund ta kete numurin e kokes,ky Safeti,a mund ta gjeni.Prandaj nuk mban kapele ,sepse nuk gjen dot numur,per koken e tij.

Shto koment

Denonco