Deputetë që s'e lënë mandatin, reagon Kryemadhi: Kush do të përfundojë në plehra, le ta provojë!

Deputetë që s'e lënë mandatin, reagon Kryemadhi: Kush do të përfundojë në plehra, le ta provojë!

14:16, 21/02/2019
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, në përfundim të protestës madhështore të opozitës, që kulmoi me dorëzimin e mandateve të deputetëve. Ndër të tjera, Kryemadhi është shprehur edhe për aktin e deputetit të LSI, Lefter Kokës, që refuzoi ta dorëzojë mandatin e tij dhe u veçua nga vendimi i Grupit por edhe paralajmëroi të tjerë.

E pyetur për mesazhin e opozitës, Kryemadhi tha: Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht.

Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

Ajo çfarë ndjejnë deputetët, edhe unë vetë personalisht, është që më shumë seç kushton liria nuk kushton asgjë tjetër. Dhe liria është një nga gjërat më të mira, sepse në fund të fundit morali dhe përfaqësimi që kemi ne atë nuk është që të përfaqësojmë grupet e interesit, oligarkët apo kapjen e individëve të caktuar. Qoftë kjo nga drejtësia, apo qoftë nga krimi i organizuar apo allishverishet e caktuara.

Zonja Kryemadhi a ka deputetë të tjerë të LSI-së, përveç z. Koka në listat që pasojnë deputetët aktualë që mund të largohen drejt mazhorancës? A keni ju një komunikim me ta?

Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do që të përfundojë në kazan të plehrave si ata të Ukrainës, le ta provojë. LSI-në, opozitën, nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco