Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Leksioni i padurueshëm i Gramoz Ruçit!

Leksioni i padurueshëm i Gramoz Ruçit!

18:35, 20/02/2019
A+ Aa A-

Nga Fatbardh Kadilli

Gramoz Ruçi ministri i fundit i diktaturës, frymëzues i vullnetarëve të Enverit, përgjegjësi i 2 Prillit dhe i 4 të vrarëve në Shkodër vetëm e vetëm se donin demokracinë, është kthyer sot në lektor demokracie.

Është e tepërt që në 20 Shkurt të dëgjojnë shqiptarët leksion nga Ruçi. Për çfarë? Për demokracinë, për protestën, për parlamentarizmin?

Në protestën e 16 shkurtit, më e madhja në histori nuk u lëndua asnjë polic, përkundrazi protestuesit u dhanë ndihmën e parë policëve që u dhunuan nga gazi helmues i hedhur në drejtim të protestuesve.

Në asnjë rast asnjë protestues nuk preku një polic, madje i duartrokitën kur braktisen detyrën, madje u dhanë dhe lule. Protestuesit e Gramoz Ruçi dhe Edi Ramës erdhën me hunj e çadra dhe goditën e dhunuan në mënyrë të pamëshirshme policinë. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi e kishin planifikuar që të merrnin pushtet mbi kufoma, prandaj u dhanë pushtet politik përfaqësuesve të grupit të zjarrit të 21 janarit.

Dhe disa pyetje për Ruçin:

A ka ndonjë vend tjetër në botën demokratike që një përdhunues bëhet Kryetar Bashkie?

A ka në ndonjë vend demokratik një trafikant femrash deputet, një bashkëpunëtor në trafik droge ministër të Brendshëm etj, etj?

A ka në ndonjë vend demokratik funksionar politik të kapur në përgjime nga prokuroria në bashkëpunim me krimin për blerje votash dhe që nuk hetohen?

Kjo është e vërteta e hidhur e shqiptarëve sot.

Kjo është e vërteta e 20 shkurtit të pa kryer.

Kjo është e vërteta e misionit të sotëm të opozitës dhe çdo qytetari në opozitë me të keqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

coli20/02/2019 19:21

Sapo pashë në youtube, opinionin e Fevziut ku kishtë thërritur të këouste të trashat e tij Taulant Balla. Pa ju futur marrëzive të tjera, po veçoj dy më dometjënëset : 1.- Shumë i sigurtë e me mburje, Taulanti deklaroi se partia e tij e ka gjetur zgjidhjen e kësaj krize politike. Ashtu siç i vodhën duke i blerë votat në Dibër e në zgjedhjet kombëtare, Tao paskej piketuar që të blejë edhe disa kandidatë të listë së PD, që nuk u madatuan, që ti sjellë në Kuvend si deputetë të opozitës pro Rama. Për çudi nuk e dëgjova Fevziun që ti bënte atij pyetjen e thjeshtë : Sa para keni ndërmend të harxhoni për të blerë kësisoj deputetësh kukulla tuaja ? Më këtë që tha Taulanti në Opinion, deklaroi publikisht se ne pushtetin do ta mbajmë vetëm në rrugë korruptive duke blerë vota e duke blerë njerëz nga opozita. 2.- Idiotësia tjetër akoma më skandaloze e tij, ishte pretendimi se opozita po largohej duke lëshuar mandatet, meqë ka frikë se mos ndëshkohet nga Spaku . Pra këta deputetë që nuk kanë pasur asnjë pushtet e që heqin dorë edhe nga njëfarë imuniteti që kanë nga të qenët deputetë, paskan frikë nga drejtësia, kurse socialistët që janë në pushtet e që po rikthejnë ligjin e përfitimit nga imuniteti nuk paskan frikë nga drejtësia Po nëse do të kishin frikë nga drejtësia, përse opozita kërkoi me ngulm më parë ligjin e dekriminalizimit e tani vetingun e politikanëve ? Vetëm kaq mund ta pyeste Fevziu Taulantin. A nuk keni ju zotëri frikë nga drejtësia, që keni mardhënie familjare me një trafikant droge të të burgosur nga drejtësia e të cilit për hir të kësaj miqësie i jepen disa hektarë toke në Tiranë për bizneset e tij ? Fevziu u merakos më shumë se Taulanti e akuzoi si "i pa drejtë" , që nuk i paska transmetuar edhe pamjet e 21 janarit Bile kaq shumë u zemërua me Taulantin për këtë akuzë ,saqë e quajti gënjeshtar e ja nxorri edhe pamjet kur ka transmetuar deklaratat e "kryetarit të opozitës". Ngeli vetëm që ti tregonte Taulantit, edhe një video kur ja zgjati veshin Ramës që t'ja ndukë, për të treguar se sa "i drejtë" është në mardhëniet me kryeministrin. Veçova më sipër vetëm dy nga gafat që dëshmojnë nivelin e ulët intelektual të Ballës, që bie mbrenda me këmbët e tij në debat, pa sa për gënjeshtra, 95% e atyre që tha , të tilla ishin..

Shto koment

Denonco