Gabimet e Maja Koçijançiç/ KE peng i burokracisë, mbështet gjithnjë qeverinë

Gabimet e Maja Koçijançiç/ KE peng i burokracisë, mbështet gjithnjë qeverinë

23:22, 18/02/2019
A+ Aa A-

Gazetarja Erisa Zykaj, shumë e njohur për raportimet e saj nga Brukseli, në një lidhje direkte për Ora News, është shprehur se deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, është e pasaktë dhe ka disa gabime.

“Ka një problem me këtë, sepse është një përgjigje e vjetër, me thelbin dhe terminologjinë. Katër fjali janë të vjetër ku përmendet fjala bojkot ku nuk bëhet fjalë për bojkot më. Ka edhe një tjetër gabim ku thuhet për “thirrjet” që kanë bërë disa parti politike. Nuk bëhet fjalë për thirrje por për vendim të të gjithë grupeve të partive të opozitës siç i keni dëgjuar sot. Nuk është e saktë ajo që thotë ajo. Nuk ka asnjë lloj citimi fjalie për problematikën e opozitës”, u shpreh gazetarja.

Më herët, Kocijancic ishte shprehur:

“Thirrjet e disa anëtarëve të opozitës për të bojkotuar Parlamentin dhe lënien e mandateve të tyre është diçka jo produktive dhe shkon kundër përpjekjeve të vendit dhe reformave drejt BE-së. Ne presim nga qeveria dhe opozita të përfshihen në bisedime konstruktive, me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ZZIK19/02/2019 01:13

Ne shohim thote zonja, qe opozita e mazhoranca te dialogojne, e bisedojne, por kur ia ka vleresuar diskutimet e propozimet kjo mazhorance opozites, e c;fare propozimesh te saja ka marre ne konsiderate gjate dy mandateve, e deri me tash kur opozita me te drejte po largohet nga parlamenti i pushtuar e i blere, pra me kete mazhorance arrogante, banale, hajdute e qe nuk zbato rregullat e demokracise, vendimi i opozites eshte teper vone, por i domosdoshem.Ata europiane, apo ambasadore, qe kundervihen ndaj opozites, nuk e jetojne, e kontribojne ne jeten politike por e shthurrin ate me mendime jo kohohe, e te nje aneshme, per kete eshte turpi i tyre, e jo i opozites, apo i popullit te mjeruar nga ky pushtet.

Sehiri18/02/2019 23:31

Bravo Erisa Zyka!

Shto koment

Denonco