Gazi helmues/ Pendesa e Kryemadhit: Volla gjithë natën, por e meritoja se i dhashë dorën Ramës në 2013-ën

Gazi helmues/ Pendesa e Kryemadhit: Volla gjithë natën, por e meritoja se i dhashë dorën Ramës në 2013-ën

21:59, 18/02/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, e ftuara e mbrëmjes së sotme në emisionin “360 Gradë”, ka bërë disa deklarata të forta lidhur me aktualitetin politik në vend pas vendimit për djegien e mandateve dhe protestës të së shtunës.

Kryemadhi është shprehur se kishte vjellë gjithë natën si pasojë e gazit helmues dhe sipas saj, një gjë e tillë nuk shkaktohet nga gazi lotsjellës.

“Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët”, ka thënë Kryemadhi.

Më pas, kryetarja e LSI-së u shpreh se e meritonte këtë pasi në vitin 2013 I kishte dhënë dorën kryeministrit Edi Rama.

“Unë e meritoja atë gazin lotsjellës. Atë gazin helmues që i dhashë dorën në 2013-ën, Edi Ramës. Dhe për këtë po paguaj. Për këtë arsye, unë e djeg mandatin më shumë dhe jam e bindur më shumë për këtë gjë sepse shqiptarët duhet të shikojnë një veprim që unë e kam seriozisht me Edi Ramën dhe nuk e kam lojë politike”, u shpreh e penduar Kryemadhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco