Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Basha në Elbasan: Kupa është mbushur, në burg do të shkojnë …

Basha në Elbasan: Kupa është mbushur, në burg do të shkojnë …

19:04, 12/02/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Elbasan, ku ka zhvilluar takime të shumta me qytetarët.

Gjatë takimeve, Basha është shprehur se është mbushur kupa dhe disa do të përfundojnë në burg.

‘Ne jemi përpjekur ta zgjidhim krizën duke e pastruar të keqen nga koka, kemi propozuar vettingun e politikanëve, ligjin Antimafia kundër oligarkëve dhe korrupsionit, por, Edi Rama i ka hedhur poshtë, me dhunën e kartonave që nuk përfaqësojnë interesin tuaj.

Edi Rama dhe krimi i organizuar që e ka sjellë në pushtet, nuk mbron xhepat tuaj, por ata mbrojnë xhepat e Sejdinëve dhe Gjushërve, banditëve dhe politikanëve me të cilët është ulur në atë karrige.

Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, kur qeveria kapet duke u bërë njish me krimin e organizuar, nuk ikën populli, ikën qeveria, ikën kryeministri dhe kjo është mënyra e vetme e zgjidhjes së kësaj krize.

Kupa është mbushur dhe kupa po derdhet, në burg do të shkojnë nga i pari tek i fundit të gjithë qeveritarët e korruptuar dhe ata që kanë futur duart në xhepat tuaj, si minj në çark do t’i zëmë më 16 shkurt, do t’i çojmë para ligjit, përpara drejtësisë’, është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë ditës së sotme në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

D12/02/2019 21:22

Basha tu premtoj studentave te gjitha kushtet e tyre( i 8 pikave) dhe se mundi I tyre nuk do te shkoj kot dhe se ZOTI do te jete deshmitari I tyre dhe se pika e pare e qeverise se re do te jete plotesimi I kushteve te studentave dhe cilesia ne arsim.

K12/02/2019 20:18

Te vijne te gjithe njerzit ne tirane se ajo dite eshte dite shprese ,eshte dita me e lumtur e shqiptareve ,eshte e verteta mbi te genjeshtren, eshte drita mbi erresiren ,largimi I sistemit te mashtrimit dhe krimit pakthim .Me parrulla lamtumire Edi Rama te gjithe protestuesit te kerkojne largimin e Edi Rames.Te gjithe protestuesit te mbajne ne dore parrullen Lamtumire EDI RAMA.Te veprohet si ne maqedoni kunder Gruevskit dhe tu premtohet nga BASHA popullit shqiptare barazi per te gjithe dhe zhvillim I vendit me rregulla te drejta .Te kerkoje largimin e Edi Rames sa se eshte vone dhe me pasoja per vendin dhe te kerkoje nga nderkombetaret mbeshtetjen per largimin EDI RAMES DHE NDRYSHIMIN E SISTEMIT.BASHA te tregoje pikat e programit per zhvillimin e vendit dhe tu thote shqiptareve se do te jene krenare se jane shqiptare.ESHTE mire te jene edhe te pranishem edhe dipllomate dhe ambasadori te huaj.ESHTE mire qe nje pjese e mire protestuesve te qendrojne para kryeministrise deri ne largimin e edi rames.Pra te veprohet si ne maqedoni.

Shto koment

Denonco