VIDEO/ Basha në ish-kampin e shfarosjes, tek çezma ku 2 fëmijë i torturuan për manaferrat

VIDEO/ Basha në ish-kampin e shfarosjes, tek çezma ku 2 fëmijë i torturuan për manaferrat

10:45, 12/02/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha që ka vizituar të shtunën, ish-kampin e internimit në Tepelenë, ka dëgjuar me vëmendje, një nga historitë e rënda të treguara nga Simon Mirakaj, ish-të internuarit që e kaloi jetën në kampe që sa lindi.

“Këtu ka qënë një çezmë, - bëri me dorë Mirakaj. -  Dy fëmijë që ishin pak më të shkathët, më të mëdhenj, mosha 8-9 vjeç, nga uria kalojnë telat. Kalojnë telat dhe shkojnë të mbledhin ca kokrra të kuqe. Janë ca ferra që lëshojnë kokrra të kuqe. Hanë aty shpejt e shpejt dhe mbushin dhe xhepat. Kur u futën brenda, i pa polici dhe shkoi i kapi të dy.

Të betohem, nuk ka asnjë ekzagjerim: i ka mbajtur lidhur gjithë natën në shtyllë! 8-9 vjeç! 

Çezma, ngaqë frynte, iu binte stërkalat e ujit dhe ata qanin. Mirëpo prindërit, e ëma – nëna ime më kishte në krahë, vëllai ishte pak më i madh – ishin brenda telave, ndërsa ata ishin jashtë telave dhe i kishin lidhur; i dëgjonin që qanin, që ulërinin dhe u thoshin: “Mos qani, ja ku jemi këtu...” dhe në mëngjes  i kanë zgjidhur. Të dyve u kishte rënë të fikët!

Këtij kampi unë nuk kam qejf t’i vë epitete, as Mat’hauzen, as Aushvic, - vërejti Mirakaj. -  Unë them kamp shfarosjeje!’/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco