A gënjeu sot Etilda Gjonaj? Sipas PD, po/ Ja deklarata

A gënjeu sot Etilda Gjonaj? Sipas PD, po/ Ja deklarata

17:13, 11/02/2019
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi sot përmes një deklarate për shtyp institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve që hoqën dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin i akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë.

Por Partia Demokratike pretendon se Gjonaj sot ka gënjyer pasi nuk ka asnjë hapësirë ligjore për ndërhyrje të tilla.

‘Etilda Gjonaj e di shumë mirë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet nga 101 deri në 104 të ligjit për statusin e gjyqtarit, nene të cilat parashikonin shkeljet disiplinore. Etilda Gjonaj e di shumë mirë se prej më shumë se dy vjetësh, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e çdo akti që plotëson boshllëkun e krijuar.

Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend që në shkurt 2018 propozimet për nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese, por ato vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe Shqipëria vazhdon të mos ketë një ligj për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve.

Kërkesa e Ministres së Drejtësisë për procedim disiplinore të gjyqtarëve, në kushtet kur mungon ligji për shkeljen disiplinore, është tallje me shqiptarët dhe një teatër kriminal që nuk ndryshon dot faktin se një tjetër kriminel i rrezikshëm u lirua nga drejtësia e reformuar e Edi Ramës’, thuhet në deklaratën e PD-së.

Më tej PD i drejton 3 pyetje ministres së Drejtësisë.

‘Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti? Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës? Kush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco