Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Denoncimi/ Abuzimi i shefit të policisë me minorenen, ngjarja u mbajt e fshehur

Denoncimi/ Abuzimi i shefit të policisë me minorenen, ngjarja u mbajt e fshehur

14:15, 11/02/2019
A+ Aa A-

Skandali me shefin e policisë në Malësinë e Madhe që ngacmoi seksualisht minorenen 15 vjecare është dënuar me forcë nga deputeti demokrat Bardh Spahia.

Ai ka deklaruar se ngjarja është mbuluar nga strukturat e shtetit dhe e tillë do të mbetej nëse nuk do të denoncohej.

Spahia i bëri thirrje Ministrit Lleshaj të vërë para përgjegjësisë ata që e fshehën një vepër të tillë në të kundërt të japë dorëheqjen. Ai shtoi se abuzuesi ishte bërë pjesë e policisë në vitin 2014.

Deputeti shkruan se modeli është në krye të qeverisë, pasi vetëm dikush që ka krah të djathtë krimin, mund të veshë persona të tillë me uniform.  

Ja reagimi i plotë i deputetit Spahia

ASGJE NUK ESHTE RASTESI ME EDI RAMEN
Tejet i revoltuar nga akti skandaloz denoncohet ne Gruemire. Berhan Bajrakurti qe veshi uniformen nen Rilindjen ne 2014 denoncohet se ka abuzuar me nje minorene! Si zakonisht nese nuk denoncohen makabritetet, ato mbulohen e Rilindja eshte ne rregull! I bej thirrje ministrit Sander Lleshaj te reagoje urgjentisht duke vene para pergjegjesise ata qe e fshehin nje veper te tille! E nese ministri eshte pjese e skemes se heshtjes per te mos prishur imazhin e Rilindjes, duhet urgjent te jape doreheqjen! Fatkeqesisht asgje nuk eshte rastesi ne kete vend: modelin e kane ne krye! Nje kryeminister qe ka krah te djathte krimin, vetem persona te tille mund te veshe me uniforme! #Turp#Doreheqje


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco