Ngjarja e Kavajës/ Gjosha: Kryeministri shkeli të drejtat e një fëmije, kjo është e papranueshme

Ngjarja e Kavajës/ Gjosha: Kryeministri shkeli të drejtat e një fëmije, kjo është e papranueshme

20:12, 08/02/2019
A+ Aa A-

Pas skandalit të ministres së Edi Ramës, Elisa Spiropali, e cila bëri publik prindërit e vajzës së mitur e cila u përdhunua ka ardhur dhe reagimi i ashpër i deputetes së LSI, Klajda Gjosha.

Me anë të një reagimi në Facebook, Gjosha shkruan se bërja publike e prindërve të vajzës ëhstë një shkekjhe e rëndë e të drejtave të minoreneve.

Ajo ka ftuar të gjithë mediat dhe opinionin publik ta dënojnë ashpër këtë akt.

Publikimi i imazhit të familjarëve të vajzës së mitur në Kavajë, me zë dhe figurë është shkelja më flagrante e ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”. Neni 17, Liria e jete?s private, pika 3, e shpreh qartë se ‘private?sia e fe?mije?s respektohet ne? te? gjitha fazat e procedurave gjyqe?sore apo administrative, duke pe?rfshire? edhe publikimin e tyre ne? media’.

Unë mund të kuptoj çdo gjë në këtë shtet, por që kryeministri të shkelë të drejtën e një fëmije të dhunuar për privatësi, është e papranueshmë dhe e dënueshme!

Do ta ftoja të gjithë shoqërinë, institucionet dhe mediat të reagojnë për këtë veprim të paprecedentë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco