Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Këshillë deputetëve të PS e PD: Puthuni për Arsimin, si bëra unë me atë italianen!

Këshillë deputetëve të PS e PD: Puthuni për Arsimin, si bëra unë me atë italianen!

15:09, 06/02/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme në Komisionin e Medias, ishte ftuar trupa e rektorëve të universiteteve, për të debatuar për çështjet e arsimit të lartë.

Por seanca e tensionuar mes deputetëve të PS-së dhe atyre të opozitës, i ka bërë përshtypje të madhe aktorit të njohur dhe njëkohësisht rektorit të Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi.

Kur ka marrë fjalën, ai u ka sugjeruar  deputetëve të PS dhe opozitës që në vend që të zihen, të përqafohen e puthen, për të gjetur një zgjidhje jo vetëm për çështjen e arsimit të lartë, por edhe për fatet e vendit.

“Dihet që ligjet i vendos politika. Dua tu jap një këshillë: Bëhuni bashkë ju që ne të mund të ecim më mbarë. Sa kam mbaruar një film ku unë puthesha me atë italianen, bënim paqe për një gjë të madhe derisa putheshim.

Sa mbaronte, stop. As nuk e njihnim njëri-tjetrin, kishim punët tona, ajo ka ikur në Itali dhe unë jam këtu.

Puthuni dhe përqafohuni për një gjë që është e jona dhe e fëmijëve tanë. Po se bëtë këtë gjë do ta keni shumë të vështirë që ne të mund tu vijmë mbrapa dhe tu japim përgjigje për një gjë apo një tjetër.

Gjëja më kryesore në një shtet dhe komb është arsimi, gjeni ca ura të përbashkëta ju, në mënyrë që edhe ne të reflektojmë”, kërkoi nga deputetët e dy kampeve, Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EJF 06/02/2019 16:09

Filmi titullohet "Luanet Drejt Venecias" shikoni trajlerin si me poshte, nuk po genjen https://www.youtube.com/watch?v=Jhs6YaGKgvo

Shto koment

Denonco