Media zviceriane: ‘Air Albania’ bëri disa xhiro, pastaj e mori Turqia

Media zviceriane: ‘Air Albania’ bëri disa xhiro, pastaj e mori Turqia

10:46, 06/02/2019
A+ Aa A-

Ditët e fundit rrjetet sociale janë pushtuar nga meme që ironizojnë ‘zhdukjen’ e Air Albania. Prej muajsh na është thënë se kompania është në proces licencimi dhe kjo procedurë do të vonojë.

Megjithatë një portal i specializuar në fushën e aviacionit, i quajtur Ch-Aviation, me qendër në Zvicër, lajmëron se planet për Air Albania janë harruar. Madje portali i njohur thekson se avioni i Air Albania i është kthyer Turqisë.

Pra ‘Lasgushi’ ishte thjesht një vegël për marketing? Ende nuk dihet asgjë me saktësi përsa kohë nuk flet asnjë zyrtar.

Shqiptarët e kanë pritur me ankth praninë e një linje ajrore shqiptare që do ulte çmimet e kripura të fluturimeve nga Rinasi. Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz06/02/2019 14:53

Tajarja Turqise, do na mungoje dhe per ca kohe, se kryerrotka...driu jone esht ftof n'tajare.

tironci06/02/2019 13:04

Hahahahahaha Nga suksesi air lasgush poradeci qe ngeci, shefja qe e krijoi ka mor sot gjith rruget, telekomin token ajrin ujin netoken ta rregulloje kjo shefja re qe sikur osht e bija e Fecorr Shehut jo mbesa Beqir Ballukut me gjonat qe po bo.

Shto koment

Denonco