Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vasili: Do shkojmë në zgjedhje pa Edi Ramën ...

Vasili: Do shkojmë në zgjedhje pa Edi Ramën ...

17:25, 02/02/2019
A+ Aa A-

“Edi Rama nuk mund të qeverisë më kurrë zgjedhjet në Shqipëri”. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv.

Ai deklaroi se është provuar qartësisht nga Zëri i Amerikës, se qeveria bleu zgjedhjet e kaluara parlamentare të qershorit 2017 dhe për këtë arsye, tha ai, Rama nuk mund të jetë kryeministër në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Dhe kjo është bindja e opinionit shqiptar pasi ka dëgjuar qartësisht nga SHBA, që provoi ashiqare sesi vota është shitur dhe blerë nga kriminelët në tavolinë. është kryetari i Bashkisë së Durrës, deputetë dhe ministra pjesë e mekanizmit kriminal. Kurrë Edi Rama nuk mund të qeverisë më zgjedhje, me një kryehajdut zgjedhjesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco