OMN kundër vendimit të KPK: Të ankimohet konfirmimi në detyrë i prokurorit Besnik Cani

OMN kundër vendimit të KPK: Të ankimohet konfirmimi në detyrë i prokurorit Besnik Cani

19:14, 25/01/2019
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në datë 27. 11. 2018, konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.

Në datë 25. 1. 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr. 84, datë 27. 11. 2019, në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në të njëjtën datë, 25. 1. 2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/wp-content/uploads/2019/01/Rekomandim-25.1.2019-final.pdf?fbclid=IwAR0i-WBGaSpos4cJHZfXpInvD4LKqFYgveC3fivTvZmTKAWFlrjRxhMUUb4

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco