Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Karteli kriminal i stomatologëve’, reagimi i ashpër: Kush është kandidati për deputet i PS që firmosi

'Karteli kriminal i stomatologëve’, reagimi i ashpër: Kush është kandidati për deputet i PS që firmosi

10:21, 24/01/2019
A+ Aa A-

Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët duhet të paguanin rreth 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë rreth 4,000 lekë, ose dyfishin e saj.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe gazetari, Klodian Tomorri ku me anë të një statusi në facebook shprehet se ky është një kartel kriminal i cili ka fiksuar çmimet e shërbimeve në të gjithë vendin.

“Ky vendim është forma më e rëndë e shkeljes se konkurrencës, karteli. Ne kemi një Ligj për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili në nenin 4 thotë se marrëveshjet kartel janë kategorikisht të ndaluara.

Në fakt ligji, nuk është aq i fortë sa duhet. Në rastin e karteleve, ligji parashikon gjobë deri në 10 për qind e xhiros. Por ne vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kartelet janë vepër penale,” – shkruan Tomorri.

Sipas tij të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe JKëshillit Kombërtar të Stomatologëve që kanë marrë atë vendim, sot do të ishin në pranga nëse ky vendim do të ishte marrë në SHBA.

Statusi i plotë:

Karteli kriminal i stomatologeve!
Permes nje vendimi te paligjshem e madje edhe kriminal, Urdhri i Stomatologeve ka fiksuar cmimet e sherbimeve dentare ne te gjithe vendin.

Vendimi i marre nga Ansambleja Kombetare dhe Keshilli Kombetar i Stomatologeve percakton cmimet per cdo sherbim dentar, te cilat sipas tij jane te detyrueshme per cdo dentist ne territorin e Republikes se Shqiperise. Cmenduria arrin deri aty sa qe vendimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Urdhrit me firmen e presidentit, ish kandidat per deputet i Partise Socialiste.

Urdhri i Stomatologeve eshte nje ent publik, qe funksionon ne baze te ligjit nr 127 i vitit 2014. Ne asnje nen te ligjit, nuk i jepet tager urdhrit te fiksoje cmimet e sherbimeve dentare. Dhe nuk ka se si ti jepet sepse caktimi i cmimeve eshte i jashteligjshem.

Ne vendimin e ri te Urdherit, cmimet e sherbimeve dentare jane rritur te gjitha deri ne dy here. Por nuk eshte ky problemi. Ky vendim eshte forma me e rende e shkeljes se konkurrences, karteli. Ne kemi nje Ligj per Mbrojtjen e Konkurrences, i cili ne nenin 4 thote se marreveshjet kartel jane kategorikisht te ndaluara.

Ne fakt ligji, nuk eshte aq i forte sa duhet. Ne rastin e karteleve, ligji parashikon gjobe deri ne 10 per qind e xhiros. Por ne vendet e zhvilluara, perfshire Shtetet e Bashkuara, kartelet jane veper penale.

Nese ky vendim do te ishte marre ne Shtetet e Bashkuara, te gjithe antaret e Ansamblese Kombetare dhe Keshillit Kombetar te Stomatologeve qe kane marre ate vendim, sot do ishin te gjithe ne pranga. Te neveritshem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco