Ish ‘gruaja e fortë’ e PD/ Reagon ashpër dhe paralajmëron një lëvizje të re

Ish ‘gruaja e fortë’ e PD/ Reagon ashpër dhe paralajmëron një lëvizje të re

20:52, 22/01/2019
A+ Aa A-

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një ndër ikonat e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e quan të delegjitimuar procesin e përzgjedhjes së Kryesisë së re.

“Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD.  Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të

paraqitur aty.  Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave”, thotë ajo për Klan.

Kur flet për ekipin e Lulzim Bashës, thotë se ai nuk është përfaqësues, as në figura, as ne ideologjinë e se djathtës:

“Është pa identitet, no face, no name, no voice, me ndonjë përfaqësim të vogël brenda kësaj strukture. Pas Republikës së re ajo që ishte, PD ka rilindur, siç ka rilindur edhe PS, e para e majtë e dyta e djathtë.

Në këtë që është kryesia e re dhe që presupozohet se është qeveria e Lulzim Bashes, nuk ka të vjetër, nuk ka njerëz me kontribute, nuk ka themelues, nuk ka njerëz me eksperiencë, nuk ka profile të larta dhe nuk ka njerëz që flasin politikisht, nuk ka të rinj dhe nuk ka të djathtë”.

Delegjitimi i strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, thotë ish –numri dy i kësaj force politike, Lulzim Bashës i shërben vetëm për një qëllim:

“Një forcë politike pa legjitimitete dhe pa identitet sigurisht i shërben vetëm kryetarit dhe njerëzve të familjes së tij, të cilën e ka kthyer nga një force politike në një biznes privat për përfitime dhe ambicie financiare, të cilat kanë ecur shumë mirë gjatë këtyre viteve, ndërkohë që shqiptarët ikin nga Shqipëria… Këto janë shenja të autokratizmit të qartë të frikshëm në një kohë kur shqip nuk kanë bukën e gojës”.

Nën kryesimin e Bashës, Topalli thotë se në Partinë Demokratike ka humbur demokracia, vota, vlerat, kontributi apo qenia e djathtë, ndaj dhe e sheh të pamundur rikthimin e demokratëve në pushtet.

 Arsyeja, sqaron ajo, është pazari që sipas saj e lidh Bashën me kryeministrin Rama:

“Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet, as me këtë ekip. Basha është njeriu që mban Edi Ramën.

Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do ishte kryeministër prej kohësh, ashtu si po të mos ishte Edi Rama, Lulzim Basha nuk do ishte në krye të PD.

Ata janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme sepse ata mbajnë njeri-tjetrin, i mbajnë interesat e njëri-tjetrit”.

Dhe kur flet për pazar thotë se në perspektivë sheh një “deja vu” të marrëveshjes Rama-Basha të Majit të vitit 2017 edhe për sa u përket protestave:

“Lulzim Basha po pret pazarin e radhës do ketë çadrën e radhës, pazarin e radhës, do hyjë në qeveri me Edi Ramën si në 2017, pas britmave të çadrës dhe tradhtisë apo do kërkojë në tavolinë drejtori apo ndonjë bashki tjetër, këtë do t’ia lëmë kohës.  Ai zgjedhjet i kupton si pazar, ai nuk pranon votën si koncept. Ndaj dhe PD është një emër që nuk ka lidhje me atë forcë politikë të kapur peng nga Basha dhe familja e tij”.

Ndaj dhe thirrjen e protestave e sheh në funksion të interesit personal të Lulzim Bashës:

“Prej 5 vitesh e kam dëgjuar mbi 590 herë këtë thirrjen se sot do fillojmë betejën frontale për rrëzimin e supertrafikantit Edi Rama.Është farsë, është gënjeshtër dhe ky është identiteti i Lulzim Bashës.  Është gënjeshtar. Kishte 6 vite kohë për të bërë protesta dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së shqiptarëve.

Nuk e bëri asnjëherë se i shërbeu xhepit të kunatit dhe familjes së tij, duke u bërë si një argat i Edi Ramës”.

Kritike është edhe me bojkotin e Kuvendit, pasi thotë se nuk i shërbeu asnjë qëllimi:

“Në parim jam kundër çdo bojkoti, vetë kam bojkotuar për çështje madhore dhe kemi dalë me një bilanc pas bojkotimit.

Kur Basha kërkonte leje ndërtimi për katin shtese të tij në përplaseshim me krimin në Parlament. Dolëm nga parlamenti kur bëmë dekriminalizimin, por e realizuam, rrezikuam sakrifikuam, por ia dolëm.

Ky doli nga parlamenti se tha do bej vetingun në politikë, ky dhe hyri në parlament për të mbrojtur mandatin e tij dhe hoqi nga lista e kryesisë së tij Rudina Hajdarin, se mbase është më mirë që të djegimmandatet tona”.

Ndryshe nga lulzim Basha ish- nënkryetarja e demokratëve thotë se nuk duhet ndryshuar sistemi, por duhet një lëvizje e re për t’i dhënë fund kësaj kaste politike.

Dhe lëvizjen e studentëve e sheh si mundësinë e një ere të re politike në vend:

“Ata janë ngritur kundër qeverisë dhe kanë refuzuar opozitën.  Është unike në botë që opozitarizmi të refuzojë atë që quhet opozita formale.  Kjo tregon që ka një vakum të frikshëm, të  tmerrshëm në skenën politike.

Kjo ‘status quo’ e skandaleve që nuk presin njëra-tjetrën duhet përmbysur një sekondë e më parë.

Katër vetë nuk mund të mbajnë peng fatet e Shqipërisë, ata duhen rrëzuar dhe njerëz të ndershëm do duhet të marrin drejtimin e këtij vendi dhe besoj se një lëvizje e re do lindë në vijim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi24/01/2019 21:37

Sa me shume kalojne vitet , me shume neveri per ket inatçore te paskrupullt qe vjell vrer per liderin e pd z. Basha,e ben kete thjesht se nuk eshte me deputete.Basha beri gjen e duhur qe e largoi Jozefinen e bashke me te disa te tjere qe veç moren nga pd-ja dhe nuk dhane asgje!!!!! Sjellja e saj eshte nje sherbim i vyer per rilindjen mafioze te Ram tepsine.

FILANTROPI Dt. 25 JANAR 201924/01/2019 19:40

Si nuk të vjen turp moj z.TOPALLI. Do të krijosh ti një lëvizje të re?.. Një parti të re?.E kujt do ti kundërvihesh PD?..Aty ku ti u afirmove?..Nuk të njihte askush . E provoi edhe z. BAMIR TOPI me partinë e re që krijoi por humbi respektin e të gjithëve. Nuk e ndoqi asnjë demokrat. U bë lolua i Tiranës. Humbi identitetin e tij..Ashtu je duke përfunduar edhe ti z TOPALLI. Ka shumë të drejtë Daj Jaku. Ti tradhëtove idealet e PD sëbashku me Patozin, Bregun Imamin , Topin.Sa keq ...Shumë shpejt kanë për tju harruar të gjithë ...

Daj Jaku23/01/2019 08:15

Lulboshi kopjac i keq i EDramës, tëpkë fare. Është duke realizuar "rilindjen" e PD, por me term tjetër, reformim, ringjallje, .....Ndryshimi është se EDrama mori pushtetin dhe shkatërroi partinë me "rilindje", duke konfirmuar pushtetin absolut mbi shtetin, ndërsa Lulboshi pi shkatërron partinë në opozitë, pa qenë në pushtet, për të siguruar pushtetin absolut mbi partinë si dhe opozitën e përjetëshme, me shpresën se dikur pushteti do mbetet jetim dhe këtij Lulit të pispillosur do ti mbetet në dorë. Ndërsa ti moj Jozefinë ke luajtur gjithmonë me dy porta. Kujton ti që njerëzit në Shkodër nuk e dinë se kush ishte shoqja jote e zemrës në rini, familja e dytë ku u rrite, e cila ta gjeti fët e fët punën kur u braktise nga PD. Pjesë e asaj familje është Ditzi Sulbyth Bushati. Prandaj mos bëj fushatë kundër figurave demokrate të vërteta të Shkodrës.

BIDO23/01/2019 04:01

Mendime, e shprehje te teologut te vonuar Patozi. Ne teori jemi shume mire, por kur jemi ne skenen e pushtetit, dafinat i kemi ne hunde. Po te kujtosh militimin tend zonje, me gjithe rrespektin per aqe sa e meritoni ne kontributin e dhene per PDne, duhej qe para se te linit pushtetin duhej te kishit lene amanete eporosite per ata qe do vinin pas jush, por ju e cuat deri ne kapitullimPDne, e sot kerko militante te zgaravitjesh qe u vinin prapa per pune, a poste,Politika nuk qendron atje ku ishit, por ne demokraci duhet te evoloje, e te rritet me perplasje direktivash,e dijesh perparimtare, e kjo nga ju u la ne harrese sa qe mbajtet ne pune, e punesuat bijte e eksponenteve kuqale, e late demokrate te shkolluar e te ndershem jashte. Ne teologji ka shume tema, e opsione qe jo te gjitha behen njekohesisht, por me pjekuri, pune e vendosmerite kapet koha e para vitit 2008. sepse kjo situate e PDse eshte edhe nga letrargjia tuaj kur ishit ne qeveri, e qe demtuat shume demokracine e demokratet. Me mire mos fol, se ne kete menyre te shprehuri qe ke bere, je bere paterice ti moj zonje e Rames se Basha. Ne analizen tende ka shume mllef, urrejtje e smire, sesa deshire per demokracine qe ka sot Pdja.

Studenti23/01/2019 01:19

Zonja Topalli po lufton fort per ta merituar ndonje post nga Rama, si Bode dhe Bregu.

Skrapari22/01/2019 22:27

Kush tha qe Xhozi eshte nje nga ikonat e PD? Xhozi kujton kohen kur ajo votohej pas doktorit ne numer votash si pasoje e manipulimit me lloj lloj Sahit Dollaperash. Xhozi perendoi koha jote. Mos u mundo ta besh pis PD e idealisteve. Suksese ne jete Xhozi.

Shto koment

Denonco