VIDEO/ Kronika e paralajmëruar e zvetënimit moral të Ben Blushit

VIDEO/ Kronika e paralajmëruar e zvetënimit moral të Ben Blushit

16:28, 18/01/2019
A+ Aa A-

3 vjet më parë kur ai themeloi dështimin e tij përfundimtar politik ‘LIBRA-n’, Ben Blushi do të jepte edhe krahun e tij të majtë që studentët e atyre  e viteve të ngriheshin në protesta dhe ai të kishte mundësinë të përfitonte për një lëvizje të ngjashme me atë  që po ndodh aktualisht.

Dhe madje ishte vetë Ben Blushi që ka folur literalisht dhe ka argumentuar çdo tezë për të cilën studentët sot protestojnë.

Tentativa e Ben Blushit për të ndërgjegjësuar edhe studentët në kohën kur nisin lëvizjen e tij politike dështuan, por ama memoria kronike e ngjarjeve nuk duhet t’ia mohojë atij aftësinë e evidentimit brilant të kalbjes së shtetit të Edi Ramës këtu e 3 vite më parë.

Sot gjërat janë ndryshe. Ben Blushi nuk është më opozitari i paepur me diskursin brilant të denoncimit pa dorashka.

Sot Blushi është drejtor i televizionit Top Channel, i cili e ka kapërcyer po aq literalisht shërbesën editoriale të Edi Ramës.

Më keq akoma.

Mbështetja e mëparshme e Top Channel ndaj Edi Ramës, pos e dënueshme të paktën ishte e mbështjellë me diçka profesionale ndërsa shërbimi i Ben Blushit është e neveritshëm.

Pasi u bë gazi i botës duke vendosur në shërbim të Edi Ramë emisionin ‘Top Shoë’ në tentativën e tij të parë për të vendosur dialog me studentët dhe të gjithë e pamë si përfundoi në monolog përballë freshistëve.

Por pavarësisht se lojës së asaj nate i doli boja, kjo  nuk e ka ndaluar Edi Ramën dhe Ben Blushin të vijojnë pazarin e tyre që ka nisur që prej verës së vitit të shkuar në mu në zyrën e kryeministrisë.

Pasi e amnistoi tek Zonë e Lirë, duke e quajtur Ben Blushin gjithçka përveçse kazan, ishte radha e drejtorit të Top Channel të kthente nderin.

Një natë më parë në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel u transmetua një kronike qartazi e stisur që tregonte gjoja student që vijonin mësimin të qetë, sikur asgjë në universitetet shqiptare nuk po ndodh.

Dhe këtë kronikë e bën pikërisht televizioni që ia ka mbyllur hapësirën që prej nisjes së saj protestës së studentëve dhe po me të njëjtin patos kërkon të prodhojë një situatë normale në auditore që janë pezull sot e 2 muaj.

Metamorfoza e njeriut është e përshkruar në mesë miri në kryeveprën e Franz Kafkës. Nëse shumë prej atyre që e ndiqnin prisnin që Ben Blushi të shndërrohej në këto vite nga një gazetar në një kafshë politike, ai është thjeshtë versioni shqiptar i Gregor Samsës.

Këshillat në këtë rast janë dy.

E para për Blushin:

Mos i ngjaj babait që nuk i ngjan as fizikisht dhe njësoj si ai që i shkoi Ramiz Alisë në Këshillin Presidencial në ditë e tij më të zezë, edhe ti të bësh të njëjtën gjë me Edi Ramën 28 vite më pas dhe ku kryefjalë si përherë janë studentët.

E dyta këshilla për Top Channel: Mos përfundo si LIBRA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber21/01/2019 11:50

I vetmi pazar qe mund te kete bere Blushi me Ramen qe te mos e ngacmoje, eshte qe Rama ti leshoje vendin si Kryetar i PS.

komnts20/01/2019 09:42

askushi: nqs do kishit vesh e do e degjonit e me pas votonit do ishte prap atje. Nuk ju ka asnje borxh per te lare

Lali kurva20/01/2019 09:32

Ky eshte Shuteriq nga elbasani.....fis kurve

Askushi 18/01/2019 20:13

Ky b°°the q°°m, dikur ne parlament qante hallet e shqiperis, te shqiptareve, te studenteve, te fshatareve etj....arriti te thoshte dhe vargjet per te ngritur popullin ...sot eshte nje deshtak qe lepin b°°then e kujdo..pler...

Shto koment

Denonco