Komentuesit masakrojnë Besa Shahinin: Fol shqip!

Komentuesit masakrojnë Besa Shahinin: Fol shqip!

17:39, 16/01/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia shfaqet aktiv në rrjetet sociale, ndërsa nuk nguron që t’i kthejë përgjigje ndjekësve të tij. Pas një dalje publike të ministres së dekretuar të Arsimit, Besa Shahini, e cila është nga Kosova, qytetarët janë ‘kapur’ me kreun e qeverisë në lidhje me dialektin e zyrtares.

Teksa një qytetar i sugjeron ministres që të flasë shqip, Rama nuk ia kursen përgjigjen, ndërsa shkruan: ‘O zot! 4 fjalë 3 gabime dhe një fjali prej drumepreje, për të përqeshur tingëllimën e të folurës së Kosovës! Po mësohu, mësohu me këtë tingëllimë, ti dhe shumë si puna jote, se do ju duhet të adoptoheni shpejt nën një çati me Kosovën, edhe po nuk deshët ju”.

Ndërkohë, mes komenteve spikat edhe ai i një qytetareje, e cila i shkruan Ramës se fondi për bonusin e bebeve në Elbasan kishte mbaruar. Kaq mjaftoi që Rama t’i kundërpërgjigjej, ndërsa shkruan: “Cili fond për lindjet mbarovi?! Fondi sapo fillovi dje, sepse siç ka qenë njoftimi bëhet aktiv në 15 janar në bankë, po normale që e shara vjen e para”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Tarasi16/01/2019 20:33

    Nuk gezoj asnje lloj respekti per Ram tepsine , por me vjen keq si anatemohet ministrja Besa Shahini!!!!!!!!! Shqiptaret e Kosoves ndoshta nuk e flasin mire shqipen , por e duan shqipen me shume se keta politikanet tane horra qe e flasin bukur shqipen , por e shkaterruan vendin.I lutem administratorit te Syri.Net te mos i jape hapesire komenteve te tilla, se dashje pa dashje çojme uje ne mullirin serb !!!! Jemi nje si andej e ketej kufirit , kemi nje gjak e nje gjuhe e bashke do te jemi me te forte.

    gramoz16/01/2019 18:06

    Nen qeverisjen e edvin bajges ka mbaruar ç'do lloj fondi. Policet u ben shum kohe qe nuk marrin oret qe kan punuar jasht orarit, uniformat per turpin e kryeturpit, i paguajne nga xhepi i tyre, ndaj dhe 80% e policeve aplikojne per llotarine Amerikane gjithashtu makinat e policise e kane levizjen e limituar per shkakun se nuk ju japin mjaftushem karburant. Mesuesit nuk kan marre rrogen akoma, mjeke dhe infermjere drej ikjes masive, nje popull i tere per ikje nga syt kembet, taksat kan kaluar ç'do limit, çmimet e produkteve ushqimore ne stratosfere, pasiguri dhe krim ne gjith territorin e republikes, te gjitha keto bilance nen udheheqjen e ndritur te liderit boteror edvin qenef zorraxhiut.

    Shto koment

    Denonco