VIDEO/ Qytetarët e Elbasanit sensibilizohen me studentët, çojnë batanije e ushqime në Universitet

VIDEO/ Qytetarët e Elbasanit sensibilizohen me studentët, çojnë batanije e ushqime në Universitet

23:49, 15/01/2019
A+ Aa A-

Banorë të shumtë, qytetarë të Elbasanit janë sensibilizuar mbrëmjen e sotme me studentët e Universitetit të këtij qytetit, të cilët me sloganin “Ngrihu o popull se po na shtypin”, janë ngujuar në hollin qendror të këtij institucioni duke bërë thirrje që të anulohet ligji për arsimin e lartë.

Qytetarët u kanë dërguar studentëve batanije dhe disa ushqime, ndërsa nuk kanë dashur që të njihen, pasi sipas tyre gjithçka është bërë me dëshirën më të mirë e jo për tu dukur.

Studentët e Elbasanit i janë bashkuar thirrjes së kolegëve të Universitetit të Tiranës një pjesë e të cilëve janë ngujuar nëpër fakultetet përkatëse, nga ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të adresuara te Ministria e Arsimit dhe te Kryeministri i vendit prej më shumë se një muaji tashmë.

Ata shprehen se gjatë kohës që kanë tentuar për të hyrë brenda godinës së universitetit kanë marrë shpesh mesazhe kërcënuese si dhe është tentuar pengimi i futjes së tyre brenda.

Pavarësisht se ata shpesh kanë denoncuar raste kur janë kërcënuar nga pedagogët se do të marrin mungesa nëse bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestës, ata janë shprehur të vendosur për ta çuar kauzën e tyre deri në fund.

Thirrjet e studentëve

Mos ia mbath prej përgjegjësisë

Dil thërriti hallit tënd

Për të ardhmen e Shqipërisë

Ta ngremë zërin në k’të vend

Për të drejtat rebelohemi

Sot së bashku ne ngujohemi

Nëse kjo duket pa lidhje

Sot për ne s’ka tjetër zgjidhje! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco