Unaza e re/ Basha: Anulim të gjithë tenderit, kritere qesharake

Unaza e re/ Basha: Anulim të gjithë tenderit, kritere qesharake

14:37, 12/01/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar anulimin e të gjithë tenderit korruptiv të Unazës së re e jo vetëm një lot.

Duke folur në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha ka akuzuar Ramën se ka vendosur kritere qesharake.

‘Duke mos u mjaftuar me këtë, siç ka zbuluar media ditët e fundit, është përgatitur rimanipulimi  I këtij loti të tenderit korruptiv të Unazës së re.

Të gjithë e keni parë se me qëllim përjashtohet një garë e ndershme. Janë bërë kërkesa qesharake si ajo për një vinç të tonazhit prej 450 tonësh, që tregon se kaq e madhe është arrogance e Edi Ramës!

Kaq i madh është kapari i paguar për Unazën, sa asgjë nuk e ndal pa e çuar deri në fund vjedhjen dhe grabitjen te Unaza e re.

Qëndrimi i Partisë Demokratike dhe I opozitës është I qartë dhe I prerë: Ky tender duhet të anulohet i tëri. Të zhbirilohet ligjërisht dhe çdokush të përfundojë para drejtësisë.

Çdo hap dhe në veçanti të tillë si ky me rezultate të paracaktuara, me vinça 450 tonësh që vijnë aty vetëm për të tërhequr peshën e rëndë: kamionin me para që Edi Rama është i vendosur ta depozitojë në kontot sekrete bankare, meriton përgjigjen më të rreptë dhe më të ashpër nga banorët e Unazës dhe ne do të jemi aty në krah të tyre, për të mbrojtur bashkë me ta ligjin kushtetuten dhe pronën e tyre’, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco