AP shuplakë Ramës: Gjykata e Strasburgut në ndihmë banorëve të 'Astir'

AP shuplakë Ramës: Gjykata e Strasburgut në ndihmë banorëve të 'Astir'

19:05, 09/01/2019
A+ Aa A-

Avokati i Popullit Erinda Ballanca nuk ka dyshime për mënyrën sesi të etiketojë qasjen e Qeverisë ndaj dëmshpërblimeve të qytetarëve të prekur nga projektet infrastrukturore në vend.

Për Avokatin e Popullit, situata është e “patolerueshme”, dhe e shpjegon për A2 gjykimin e saj të prerë me një shembull konkret.

“Në Shkozë, ndërkohë që rruga është pothuajse e përfunduar, personave u janë prishur shtëpitë, dhe ata nuk kanë marrë ende paratë. Kushtetuta thotë që askujt nuk mund ti merret prona pa një dëmshpërblim të drejtë”.

Sipas saj, qasja që dëmshpërblimi merret vetëm po të hedhësh në gjyq Shtetin duhet të përfundoi. Dhe për këtë citon edhe një parim të vyer të Gjykatës së Strasburgut, e cila mund t’i vijë jo pak në ndihmë banorëve të prekur në “Astir” dhe jo vetëm.

“Nëse shteti të ka lejuar një ndërtim, ke jetuar një numër vitesh duke besuar se je pronar, në rast se ndërtesa prishet atëherë ke të drejtë për dëmshpërblim”, që edhe pse për t’u saktësuar, nuk mund të jetë sipas saj “bonusi i qirave” që Qeveria duhet të japë për çdo person në vështirësi.

Edhe pse me modalitete dhe mundësi të ndryshme, Avokati i Popullit e ka përjetuar personalisht kalvarin e dhënies së dëmshpërblimeve, ose në rastin e saj, të mosdhënies.

“Pallati te Uji i Ftohtë? Deri më tani nuk kemi marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi që duhej paguar në shtator”, rrëfen Ballanca e cila gjithsesi nuk mohon ndryshimet substanciale të çështjes së diskutuar të pallatit “vip” në Vlorë me atë të periferive të Tiranës.

 “Edhe ai ka qenë vendim i paligjshëm, por të paktën kishte një VKM që përcaktonte vlerën, edhe pse e vogël. Gjykata e të drejtave të njeriut përcaktoi që ajo vlerë nuk ishte e denjë për dëmin e shkaktuar dhe na njohu një vlerë më të ulët sesa pretendimet tona, por gjithsesi të përafërt me vlerën e përdorur për të blerë pronën. Asnjë nga ne nuk është pasqaruar”, shprehet avokatja e njohur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco