Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

‘As ditëlindjet nuk do festohen pa lejen e policisë’-Iriqi bisedon me Genc Sejkon

‘As ditëlindjet nuk do festohen pa lejen e policisë’-Iriqi bisedon me Genc Sejkon

12:32, 27/12/2018
A+ Aa A-

Iriqi: - Mësova se policia nuk të dha leje për protestën e diasporës. Pse?

Sejko: - Në fakt jo vetëm s’më dha leje, por edhe më kërcënoi se po e zhvillova pa leje do më mbyllin te 313.

Iriqi: - Si do veprosh?

Sejko: - Do jem para kryeministrisë fiks në orën 17, ashtu siç e lamë me shokët e miqtë.

Iriqi: - Po ndonjë shpjegim ta dhanë në polici?

Sejko: - Asnjë fjalë. Kishte aq njerëz atje sa mua m’u duk pa kuptim kërkesa ime.  Atje ishte mbledhur gjithë Tirana.

Iriqi: - Pse?

Sejko: - Për leje.

Iriqi: - Të gjithë do protestonin?

Sejko: - Jo. Vetëm unë isha për protestë. Në krah kisha një burrë që bërtiste. Nuk i jepnin leje për të bërë ditëlindjen e çunit të vet. Ai mbush 9 vjeç të hënë. Nuk i jepnin leje se festën për 8 vjetorin e kishte bërë pa leje. Organizoje të diel edhe një herë me leje 8 vjetorin e të hënë bëj 9 vjetorin e çunit, i thonin. Ai thosh kjo është çmenduri. Kaq dhe e morën zvarrë, e futën brenda. Por ka dhe më keq.

Iriqi: - Më keq?

Sejko: - Po. Një i moshuar kishte një muaj që vinte përditë. Donte të martonte çunin. Nuk i jepnin leje se e kishin humbur kërkesën e tij. Jemi shtet me ligje ne, i thoshin. Do gjejmë patjetër kërkesën tënde. E bëj prapë, u lutej xhaxhai, por nuk e lejonin. Pastaj m’u dhimbs një zonjë.

Iriqi: - Pse?

Sejko: - Ishte shtatzënë. Donte të lindte te materniteti te treni. Lejen ia dhanë për te materniteti te Brryli. Ajo thoshte që shtëpinë e kishte te treni. Policia i përgjigjej se leja nuk ndryshohet. Ndrysho shtëpinë, e kërcënonin. Pastaj gjeti një shtatzënë tjetër që banonte te Brryli. Ma ndërroni lejen me këtë, u propozoi e shkreta. Por nuk ia zgjatën. I hodhën hekurat se u dyshua që kishte paguar për këtë këmbim. E ç’të vazhdoj më tej. Pashë dhe plot fëmijë që merrnin lejet për regjistrim në shkollat e lagjeve. Kishte dhe plot pleq. Nuk u rimbursohej asnjë ilaç pa vënë komisariati një vulë mbi recetën e mjekut.

Iriqi: - Qenka shtet i çmendur.

Sejko: - Më keq. Është policor. Dhe ti Iriq bën mirë që intervistës t’i vesh një vulë policie sipër se mund të të rrasin në ndonjë qoshe pa pikë bari e të ngordhësh avash avash. Se janë shtet këta...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco