Studentët rikthejnë në parlament opozitën pas bojkotit 6 mujor, Basha takon aleatët

Studentët rikthejnë në parlament opozitën pas bojkotit 6 mujor, Basha takon aleatët

11:36, 18/12/2018
A+ Aa A-

Protestat e studentëve si dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë do të rikthejnë në Parlament opozitën pas një bojkoti thuajse 6 mujor.

Vendimi i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me krerët e partive aleate.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë morën pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehi.

Burime nga mbledhja bënë të ditur se kryetarja e LSI, Kryemadhi tha se do të jemi në parlament për studentët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/12/2018 16:00

U bënë 6 muaj? Çudi e madhe, askujt nuk i ra në sy. Asgjë nuk ndodhi. Por mbas 6 muaj mungese digjet mandati = ndërpritet ylefeja, prandaj duhej një sebep për futjen, rrofshin studentët.

shqiptar18/12/2018 15:06

Të gjitha mediat e majta, këtë lajm e kanë me titullin "Opozita thyen bojkotin", një formë e djallëzuar kjo për të aluduar se opozita na qenka bërë "grevëthyese e protestave studentore., kur në fakt është krejtë e kundërta.

Shto koment

Denonco