VIDEO/ Nuk dekretoi ligjin për buxhetin, studentët falenderojnë Presidentin

VIDEO/ Nuk dekretoi ligjin për buxhetin, studentët falenderojnë Presidentin

14:24, 13/12/2018
A+ Aa A-

Studentët kanë përshendetur vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për të mos dekretuar projekt buxhetin e vitit 2019.

Studentët duke folur para selisë së qeverisë e kanë brohoritur vendimin e Kreut të Shtetit.

Me herët gjatë ditës Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur që të mos dekretojë ligjin e ‘Buxhetit të vitit 2019’.

Me një njoftim për mediat, presidenca tha se duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, presidenti ka vendosur të kthejë ligjin për buxhetin edhe njëherë në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco