Shpërblimi për Vitin e Ri, reagon PD: 50 dollarë për pensionistët, pako turpi

Shpërblimi për Vitin e Ri, reagon PD: 50 dollarë për pensionistët, pako turpi

14:39, 12/12/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj vendimit të qeverisë për dhënien e 50 dollarëve, pensionistëve, si shpërblim për Vitin e Ri.

Deputetja Grida Duma deklaroi se "50 dollarë për pensionistët, është një pako turpi. Siç tallet sot me të rinjtë, Rama tallet edhe me pensionistët që pasi u rrit çmimet, i trajton si gjynafqarë. Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje, theksoi deputetja demokrate, duke ofruar alternativën e PD: 250 mijë lekë pensioni minimal. 

Deklarata e plotë e Dumës nga selia e PD-së;

Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë! Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën. Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve.  460 lekë në muaj! Vet?m indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi. 

Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit. 

Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë. 

Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise. 

Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal.  Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti," përfundoi Duma.

Vendimi i njoftuar sot nga Kryeministri në Twitter:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco