Iriqi bisedon me Edmond Tupen-Donin të më merrnin me forcë te Dudushi

Iriqi bisedon me Edmond Tupen-Donin të më merrnin me forcë te Dudushi

14:09, 12/12/2018
A+ Aa A-

Iriqi:- Mora vesh se po të kërkon Policia.

Tupja:- Edhe unë sot e mësova. Në televizione pashë se isha në kërkim. U gëzova. Ia arrita që në moshën 70 vjeç të bëhem gangster. Do Zoti nuk më quajnë terrorist.

Iriqi:- E di pse je proceduar?

Tupja: - Se kam prishur qetësinë publike!!!  Dhe kur?! Këto ditë që kam qënë i ngjirur. As gruaja nuk më dëgjon dot dhe më thotë:”Bërtit se nuk të dëgjoj!”  Por historia nisi mbrëmë.

Iriqi:- Si mbrëmë?

Tupja:- Më morën në cel nga Top Channel dhe më pyetën: “Do vish në emision me atë Trapin?”

Iriqi:- Kush është Trapi?

Tupja:- Edit kështu i thonë në Top. Se ka gallatë me emërtimin për të. Psh Babaramo e quan Kodosh, Bushati i thotë Hajdut, Shkullaku i thërret Alergjia, Zheji ia ka ngjit Mortja, Rakipi e shqipton Legeni, Krasta e shqipton I Mangëti. Iu përgjigja se nuk vij në Top Show, se atje nuk do ketë përfaqësues të studentëve. Sa do mbyllja cel më thanë :”Zoti Tupe, ti do vish si student,jo si pedagog!” Unë student?! Po jam 70 vjeç, o çun! S’ka gjë, më thanë. Do të të bëjmë grim dhe do rinohesh. Na duhet që të flasësh në favor të Trapit. U çudita. Nuk shkova dhe ja, sot erdhi procedimi nga Policia. Njësoj e pësoi dhe Robert Alia. E kërkuan dhe atë të shkonte te Dudushi. Hajde me fustan, i thanë. Rri atje e mos fol. Sa të të kapë kamera, aq. Ai nuk pranoi dhe e proceduan.

Iriqi:- Po atë pse?

Tupja:- Se kur këndoi te studentët, stonoi te vargu i gjashte i strofës së dytë. Tani ministria në krye ka një gjeneral që e do muzikën. Kush stonon do e hajë. Në burg do përfundojë.

Iriqi:- Keni pasur pérkrahje nga studentët?

Tupja:- Pafund, por më çuditi një sms tani. Ma shkruanin gardianët e burgut. U gëzuam profesor, thonin ata. Hajde sa më parë se mbetëm mes vrasësve dhe hajdutëve. Tani me ty do bëjmë një muhabet tamam.

Iriqi:- Po drejtësia e reformuar mbase e quan gabim procedimin tënd.

Tupja:- Të besosh sot te drejtësia e Ramës është njësoj sikur të besosh se ndonjë ditë uthulla do bëhet verë.

Iriqi:- Në se të kërkon Rama si student në ndonjë emision dhe të fal, a do i shkosh?

Tupja:- Edhe pas vdekjes do e le me shkrim. Në emisione ku do dalë mortja, as libra të mij të mos lihen rrotull. Se ai ka virusin e lopës së çmendur. Partinë e tij e lemerisi nga trutë, tani po rroit popullin. Nuk e shihni si po ikin shqiptarët?! Si zogjtë. Shtegtojnë tufa-tufa. Po shyqyr që u ngrit rinia se vetëm ata i vijnë hakut. Janë bisturia e kombit, që do ia presë gjuhën dhe gjunjtë. Të fala gjeneral Lleshit. Do i çoj fjalorin tim erotik, që t’i zbutet pak zemra e t’i forcohet shumë vegla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco