Takim urgjent/ Rama presion ‘Biba X’ dhe ‘DH’: Lexoni deklaratën time ...

Takim urgjent/ Rama presion ‘Biba X’ dhe ‘DH’: Lexoni deklaratën time ...

22:28, 10/12/2018
A+ Aa A-

Në këto momente kryeministri Edi Rama po i bën presion firmës ‘Biba X’ dhe ‘DH’ që të dalin nesër dhe të lexojnë një deklaratë.

Në atë deklaratë mësohet se është shkruar se është përgjegjesi e tyre falsifikimi dhe të tërhiqen.

Edi Rama po kërkon që ta kalojë përgjegjësinë tek frima private për të shmangur bashkëpunimin me ministrinë dhe me atë vetë.

I pranishme në Shqipëri vetëm prej muajit korrik të këtij viti, përmes degës së saj DH Albania, në mënyrë të habitshme, kompania arrin të sigurojë dy kontrata të majme, me një vlerë totale prej afër 30 milion eurosh.

Dhe të gjitha këto, vetëm me anë të një 26 vjeçari, Avdjol Dobi, përfaqësuesi i saj në Shqipëri, i cili nga Vlora, ku kishte selinë e një biznesi të hapur në 2016, erdhi dhe mori zyra në Tiranë, duke u vendosur së fundmi, pasi fitoi tenderat, në një prej godinave më luksoze të Tiranës, në katin e 14-të, të ‘ABA Business Center’, në qendër të kryeqytetit.

Si dhe në rastin e garës për Unazën e Re, kompania, rezulton të ketë përdorur sërish dokumente të falsifikuara.

Damian Gjiknuri, u shpreh dy ditë më parë se pret një përgjigje të shpejtë nga autoritetet amerikane për të dhënat zyrtare mbi kompaninë Dunwell Haberman, për rastin e garës për Unazën e Re, ndërkohë që punimet janë pezulluar në pritje të kësaj përgjigjeje.

Sipas ministrit ‘nëse rezulton se dokumentat e paraqitura në garë nuk janë autentike, garancia e saj financiare do të sekuestrohet dhe rasti do t’i referohet organeve të Drejtësisë’. Vlera e garancisë, sipas ministrisë, shkon në afro 2.2 milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

TualetBalla-Yaris 11/12/2018 08:37

Biba X është kompani ( cope cope) që shet goma. Si mund te marrë një tender ne infrastructure?! Rilindarët e Edvinit mund te kishin gjetur nje kompani ndertimi te pakten psh Carapulin Dulakun Papulin Fushen apo vetë Tan Shkrelin me Fredin qe po "rindertojne" Dajtin

Shto koment

Denonco