Sulmi i Bashës: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë

Sulmi i Bashës: Kush ka marrë para nga koncesionet e Ramës, do ti kthejë

15:50, 03/12/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur i ashpër në konfrencën e sotme ndaj oligarkëve që kanë marrë koncesionet e qeverisë.

Duke sulmuar oligarkët dhe firmat që kanë marrë para nga qeveria e Ramës me anë të koncesioneve, Basha është shprehur se të gjitha paratë do të kthehen tek shqiptarët.

‘Kush ka marrë para nga koncesionet do ti kthejë ata tek shqiptarët.

Ky është programi ynë, ky është premtimi ynë. Këtyre u janë errur sytë nga vjedhjet. E shikoni se çfarë bëjnë në Unazën e re.

Duan të vjedhin 40 milionë euro dhe nxjerrin nga shtëpia banorët. Aty ka qindra të majtë, socialistë, por këta nuk kanë më sy të shohin, këtyre u janë errur sytë’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mcedungu03/12/2018 17:19

Shko ne Parlament se po me duket e humbe te drejten me hy atje ,nuk te len Ruqi me hy hiq .

Shto koment

Denonco