Kush ka më shumë tokë se në aktin e pronësisë, në 2019 pritet që ... Foto ilustrim

Kush ka më shumë tokë se në aktin e pronësisë, në 2019 pritet që ...

07:16, 30/11/2018
A+ Aa A-

Nëse Kuvendi arrin të miratojë ligjin e ri të pronave, sa i përket çështjes së tokave bujqësore, vitin e ardhshëm parashikohet të nisë një proces që fut në sitë aktet e marrjes së tokës në pronësi. llogariten më shumë se 200 mijë përfitues të tillë.

Zgjidhja e menduar në këtë rast është ajo që parashikon të drejtën e subjektit posedues që të blejë një sipërfaqe mesatare që llogaritet rreth 500 metra nga sipërfaqja shtesë që ka në posedim, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës.

Nëse poseduesi nuk e kërkon, e refuzon apo nuk shlyen vlerën, shkruan Scan.tv, atëhere projektligji i ri parashikon se sipërfaqja shtetërore shtesë kalon për llogari të fondit të tokës bujqësore në administrim të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe jepet me qira nga kjo e fundit.

“Përjashtimisht, kur sipërfaqja shtetërore shtesë është pronë shërbyese, poseduesi, në çdo rast, është i detyruar të shlyejë vlerën e saj. Në të kundërt, regjistrohet hipoteka ligjore mbi të dhe mbi pasurinë kryesore” përcaktohet në projektligj.

E për rastet kur sipërfaqja që ekziston efektivisht në terren është më e vogël se ajo e përcaktuar në AMTP, atëhere Agjencia Shtetërore e Kadastrës procedon me regjistrimin e titullit për sipërfaqen që posedohet efektivisht në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco