Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

VIDEO/ Balliu: Protestues dhe policë të lënduar, Edi Rama mbush xhepat mbi vuajtjen e të dyja palëve

VIDEO/ Balliu: Protestues dhe policë të lënduar, Edi Rama mbush xhepat mbi vuajtjen e të dyja palëve

13:24, 22/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës në Tiranës, pasi ka vizituar protestuesit e plagosur dhe ka qënë protagonist i një arrestimi live nga Policia, i një protestuesi.

Balliu: "Të gjithë këtë qytetarë që sot janë të plagosur, njera nga protestueset në gjendje më të rënë se të tjerët, ndiej keqardhje. Pata mundësinë të shikoj edhe disa efektivë të Policisë, që janë edhe ata po ashtu të lënduar. Përgjegjësi për këtë fatkeqësi, ku u përplasën qytetarë që protetsojnë në të drejtën e tyre, me policë, efektivë që janë të detyruar të bëjnë detyrën e tyre, pasojat, dëmet i marrin qytetarët dhe policët, ndërkohë që Edi Rama mbush xhepat mbi vuajtjen e të dyja palëve.

Informacioni është që janë shoqëruar disa persona.

Drejtorët e Policisë së Shtetit, ministri apo zëvendësministri, se s’e dimë as çfarë është ai tani, po në krye Edi Rama, që është sot edhe Ministër i Brendshëm, edhe kryeprokuror, ai zotëria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë që i ka ndodhur këtyre njerëzve.

Protestuesi që u arrestua këtu është djali i zonjës që është në gjendje më të rëndë në spital. E kishin me kaq nxitim për të kapur një protetsues dhe nuk nxiton asnjëri për të kapur Balilin dhe miqtë e Balilit. E kishin me kaq nxitim për të kapur njerëzit e ndershëm që mbrojnë pronat e tyre dhe jo kryetrafikantin Saimir Tahiri. E kanë ma maq nxitim të arrestojnë këta qytetarë se duan të amrrin paratë, tenderat e tyre projektivë, ato projektet e tyre korruptive që u prishin shtëpitë këtyre qytetarëve, janë një llum në sistem i ngritur nga vetë Edi Rama.

Janë disa qytetarë të dëmtuar dhe shumë të tjerë të shoqëruar dhe i bëj thirrje Policisë t’i lirojë, se nuk kanë shitur drogë, nuk kanë bërë asgjë, thjesht po mbrojnë shtëpitë e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco