Protesta tek Unaza e Re, Noka: Erion Veliaj ndërton banesa për qentë, ndërsa këta banorë i hedh rrugëve!

Protesta tek Unaza e Re, Noka: Erion Veliaj ndërton banesa për qentë, ndërsa këta banorë i hedh rrugëve!

10:51, 10/11/2018
A+ Aa A-

“Asnjë nga këta banorë nuk është kundër ndërtimit të rrugës, ata po protestojnë se po nxirren në rrugë. Ata kërkojnë të vlerësohen e të kompensohen e të mos nxirren në rrugë.” Ky ishte qendrimi i deputetit të PD, Flamur Noka, lidhur me protestën që po zhvillojnë sot banorë të Unazës së re në Tiranë që preken nga projekti i zgjerimit.

“Erion Veliaj të mos i bëjë dëgjesat me stafin e tij, - tha Noka, - por me këta banorë që kanë probleme, - tha Noka. - Të gjithë protestojnë se po nxirren në rrugë pa shtëpi dhe katandi, sepse askush nuk ka matur bizneset dhe banesat e tyre, nuk i ka vlerësuar dhe me sa duket askush nga qeveria nuk ka ndërmend as t’i kompensojë këta, sepse askush nuk po merr përsipër t’i dëgjojë përveç opozitës.

Kjo është as më shumë as më pak, vetëm një barbari ndaj këtyre banorëve. Janë të gjithë dakort të bëhet projekti, por të vlerësohen dhe të kompensohen e të mos hidhen në rrugë. Kjo është barbari, për të mos thënë edhe genocid ndaj këtyre banorëve.ndaj ne jemi të vendosur ta mbështesim kauzën e tyre të drejtë."

Por, çfarë hapash do të ndërmarrë PD për t’i mbështetur?

Noka u shpreh se "banorët kanë ngritur një komision që merret me organizimin dhe planifikimin e hapave të protestës. PD është vetëm në mbështetje të të drejtave të tyre, të kauzës së tyre", theksoi deputeti duke i mëshuar faktit se "Erion Veliaj ndërton banesa strehimi për qentë, ndërsa këta banorë nuk i trajton as si ata qen, por i hedh në rrugë pa pikën e mëshirës. Kjo është çnjerëzore!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber Pashtriku10/11/2018 11:15

Këta që sabotuan protestën e kuksianëve në Rrugen e Kombit perpiqen të mbulojnë diellin me shoshë e te bëjnë sikur gjoja po mbështesin banorët. E vërteta e hidhur është qe PD ja ka bërë aleancë të fshehur me Monën e LSI-së ne mbështetje të Vilajet Qyrkut. Nuk i mashtroni më të djathtët shqiptare. Koha juaj ka mbaruar. Po të kishit seriozitetin me minimal ju duhet të luftonit per nje kauze të vetme që zotëron çelësin e fillimit të ndryshimit në Shqipëri e ai është LIGJI ZGJEDHOR per te cilin ju po heshtni ne menyre tinzare.

Shto koment

Denonco