Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

E sulmoi në një video selfie - tapë, Nikoll Lesi shpërthen ndaj Ramës dhe i kujton Xhoana Nanon

E sulmoi në një video selfie - tapë, Nikoll Lesi shpërthen ndaj Ramës dhe i kujton Xhoana Nanon

11:43, 09/11/2018
A+ Aa A-

Pasditen e djeshme, ndërkohë që në fshatin Bularat një tabor i madh ekstremistësh grekë, po përdhosnin ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë, Edi Rama, pasi kishte ngrënë e pirë mirë e mirë në Lezhë, i shtriqur në sediljen e pasme të mercedezit luksoz kryeministror, ashtu gjysmë tapë gjeti kohë të bëjë një video-selfie për rubrikën, “Përgjigjja ime” në ERTV.

Në përçartjen e tij ndërkohë që makina ecte, në fakt nuk ka ndonjë përgjigje por vetëm një ndërhyrje në një debat mes dy qytetarëve në faqen e tij në FB.

 “Domenika” dhe “Kadri Veseli” shkëmbejnë mendime të ndryshme, për atë se çfarë përfaqëson Rilindja dhe vetë Edi Rama. Një shkrim-replikë i shkurtër i Image“Kadriut” të cilin e zuri edhe sot në gojë në një postim në Twiter, duket se i ka djegur shumë kryeministrit, i cili merr spunto dhe lëshon gojën, duke hedhur jargë për shumë figura publike. Nëse kjo video-selfie do të kishte “aromë”, i gjithë komuniteti disa miliardësh i Facebook, por rrezik edhe vetë Mark Zuckerberg, do të ishin bërë tapë.

Mes emrave që përgojon disa herë dhe që sipas Ramës fshihen pas “Kadriut” është edhe ai i Nikoll Lesit, botues i “Koha Jonë”.

Kaq ka mjaftuar që ky i fundit, të shpërthejë me një shënim të shkurtër në median që drejton duke e quajtur Edi Ramën, një individ që ka humbur kontrollin e mendjes; rrezik për shoqërinë; gojë ç`thurur, i pirë, i pacipë etj, etj.

Pasi e paralajmëron se do të përfundoj keq, në këtë shkrim të “Koha Jonë” Edi Ramës i kujtohet edhe një histori e turpshme e viteve, 2004-2005, kur çonte shkrime denigruese në këtë media, kundër bashkëshortes së ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, Xhoana Nano.

Shkrimi i plotë: Çmendet kryeministri Rama, merrni masa!

Kryeministri Edi Rama ka patur dhe ka humbje kontrolli të mendjes. Dikur nuk përbënte rrezik për shoqërinë, sepse nuk kishte fate njerëzish në dorë, por tani që është kryeministër ai është rrezik.

Mjafton të ndiqni videon e mëposhtëme, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ERTV. Gojë çthurur, i pirë (pasi po vjen nga një drekë në Lezhë) dhe i pacipë. E keqja mbetet se ai nuk kupton se do përfundojë keq, më keq se sa disa paraardhës të tij.

Mosmirënjohës në pafytyrsi, i paskrupullt në skajshmëri, Edi Rama nuk kupton se çfarë i ka bërë vetes, kur shumë mirë e di se çdo të thotë të sulmosh edhe njerëzit që e bënë të njohur (e thoshte vetë dikur në maj 2001 në qytetin e Lezhës).

Lufta politike ka disa rregulla të pashkruara, por ai i ka shkelur sot duke ardhur nga Lezha dhe tashmë ai ka vetëm një zgjidhje: të urdhërojë Sandër Lleshin të arrestojë ata që do e shpojnë mu në zemër, aty ku i djeg më shumë. Vetëm Edi Rama e di mirë se ku i djeg dhe hidhet përpjetë po e sulmove. E di Rama mirë, kur sillte të “Koha Jone” materiale dhe shkrime kundër Xhoana …..në vitin 2004-2005!

Video e Ramës në Facebook:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri jashti10/11/2018 21:57

Ja ka kaluar edhe Mero Bazes me këtë monolog prej të dehuri.

Kadriii10/11/2018 15:10

Sa shume rendesi i ke dhene Nikoll Plehut me gjithe kete ligjerate te shkurter! Mos u lodh kaq shume por shkerdheja kadrin ketij nikoll leshit! here tjeter , me shkurt, mos e tharto trurin kaq se nuk ja Vlen!.. por vendos te ja shkerdhefsh kadriun!

gramoz09/11/2018 17:58

I rrjedhur ka qene me kohe ky kryecar, por tash paska pjerdh fare. Ptu far e prishur e ripjerdhjes komuniste, yyyy... Llum dhe jashtqitja e ketij kombi rrac dylberesh.

Albi09/11/2018 13:33

Kryeminister degjenerat

Braushi Shoku i Spahiut09/11/2018 12:52

Vetem kur ju preket interesi, filloni e bertisni, ju shoket e Mut Nanos qe u beri thirrje 1milion qelbesirave per te rrezuar Saliun dhe e bete Shqiperine si Afganistani e Kolumbia. Fatin e Andrea Stefanit do keni edhe ju. Kur te ngordhni do ju bejme shurren ke varri.

Shto koment

Denonco