'Përgatituni, ekstremistët po kthehen në vendin e tyre', paralajmërimi i Borchardt

'Përgatituni, ekstremistët po kthehen në vendin e tyre', paralajmërimi i Borchardt

12:25, 01/11/2018
A+ Aa A-

Ekstremizmi i dhunshëm është një kërcënim global, që nuk njeh kufij, gjeografikë apo politikë qofshin. Ai përhapet në tërë botën dhe sjell pasoja negative të të gjitha vendet ku e gjejmë”,

kështu tha sot Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, në hapje të një konference rajonale dyditore për trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizimit .

Borchardt tha se, duke pasur parasysh angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe integrimin gjithnjë e më të madh të saj në proceset globale, ekstremizmi i dhunshëm nuk është më një histori që vjen nga vende të largëta, por bëhet çështje e prekshme.

“Është e vërtetë që në burgje ndodhen vetëm 16 ekstremistë, por ka ende njerëz që do të kthehen dhe është e rëndësishme të jemi të përgatitur. Ky është një fenomen që nuk sulmon vetëm sistemin e burgjeve, por ai sulmon, përçan dhe dëmton shoqëritë”, tha ai.

Kryetari i Prezencës tha se shqiptarët kanë traditën e tolerancës dhe respektit fetar dhe theksoi se ky është një aset i madh shoqëror që duhet ruajtur dhe mbrojtur kundër atyre që e sulmojnë.

Prezenca e OSBE-së ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve institucionale të Shqipërisë për të vepruar kundër ekstremizmit të dhunshëm. Mes nismave të tjera, Prezenca ka përgatitur një modul trajnimi bazë për personelin e burgjeve dhe shërbimit të provës mbi këtë fenomen në burgje dhe në shërbimin e provës, si dhe ka mbështetur trajnimin e rreth 110 punonjësve të vijës së parë në burgje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco