Manjani: Ja pse iku Xhafaj dhe një paralajmërim për opozitën

Manjani: Ja pse iku Xhafaj dhe një paralajmërim për opozitën

12:05, 27/10/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një status në “Facebook” Manjani thotë se ministri e ri Sandër Lleshin, është si veshja e sheqerosur e pilulave të helmuara të Ramës. Ai arsyeton se me këto lëvizje Rama po kërkon paqe me opozitën e cila i duhet pasi në Perëndim askush nuk i hap më derën.

Por Manjani paralajmëron opozitën që të mos i jap dorën Ramës pasi do të thotë të shkelmosh vendin, duke e quajtur madje tradhti ndaj vendit.

STATUSI I MANJANIT
Kujdes.
Pa dyshim që njeriu i mirë Sandër Lleshi, politikisht i shërben Edi Ramës si veshja e sheqerosur e pilulave të helmuara.
Edi Ramës i duhet me çdo kusht një detantë (klimë e ç’tensionuar) politike, për të kthyer opozitën në parlament.
I duhet kjo klimë edhe për të tejkaluar disi në kohë skandalet e pritshme që lidhen tashmë me të.
Arrestimet e të vetëve, telendisja ne publik e të përgjuarve pushtetarë të tij dhe shkarkimi i Fatmir Xhafës janë shenja të qarta që Rama kërkon paqe me opozitën.
Që të mos kemi asnjë iluzion, të gjitha këto veprime ishin të paramenduara nga Rama. Asgjë nuk ka ardhur si sherr i momentit, siç thonë disa media.

Atij i duhet opozita në Parlament sepse nuk i hap më askush derën në perëndim!
Çështja është se nëse Opozita ia ofron këtë paqe e i jep dorën Ramës, praktikisht i jep shkelmin vendit!
Cilido faktor opozitar që e bën këtë gjë do mbahet mend për tradhti ndaj vendit, demokracisë dhe progresit!
As ndërmjetësimet e huaja nuk e shpëtojnë vendin, nëse do tolerohej shkatërrimi i shtetit, i demokracisë dhe ekonomisë!
Tani është radha e opozitës të forcojë radhët dhe të vihet në krye të popullit të çoroditur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi27/10/2018 14:19

Shume sakte Z. Manjani, arsyetimi i juaj te jete busull per opoziten.

t27/10/2018 12:41

na e bere ramen gjeni te pushtetit,ska asgje te paramenduar se nuk ka aq tru psikopati,,mjafton fakti qe qorri anulloi konferencen direkt mbas shkarkimit apo doreheqjes,qe e shpjegon gjithcka qe eshte vec lufte brenda llojit

toni27/10/2018 12:25

tolerimi i opozites ndaj rilindjes do te besohet me gjith mend se kjo eshte vetem pestare ne krim dhe tradheti ndaj demokracis dhe te popullit te saj.

Saikeq qorri27/10/2018 12:14

Shume i sakte si gjithmone,po kujt i thua lulit qe i hapi deren shpetim idrizit.ai nuk eshte as deputet,vetem votat familjare ka.edhe kete rradhe rama do tja fute lulaqit do ti hedhe ndonje kocke dhe pastaj prape gishtin ne bythe.drejtimin duhet ta marre berisha dhe atehere ramen viti i ri nuk e zë kryeminister por te arratisur gjekundi me skaf

Shto koment

Denonco