Basha me fermerët shkodranë: Njesoj si në Myzeqe, asnjë mbështetje financiare, asnjë vëmendje nga shteti

Basha me fermerët shkodranë: Njesoj si në Myzeqe, asnjë mbështetje financiare, asnjë vëmendje nga shteti

11:33, 24/10/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, në bashkëbisedimin që ka nisur me fermerët e fshatit Kosmaç në Vaun e Dejës vërejti se problemet aty ishin thuajse të ngjashme si në Myzeqe vetëm për shkak të mungesës së vëmendjes shtetërore.

“Këtu vij për herë të parë, - tha Basha, - por paska disa ngjashmëri me Myzeqenë, e kam vizituar disa herë. Kushtet klimaterike janë të favorshme, tereni është i favorshë, kultura e punës është e mirë, prodhimi i bollshëm. Por ka dy probleme, problemi i parë që nuk ka asnjë lloj mbështetje financiare nga shteti dhe problemi i dytë, aksesi në treg jo vetëm nuk ndihmohet, por pengohet nga shteti dhe mungesa e vëmendjes shtetërore.”

Një specialist i bujqësisë me përvojë i tha Bashës se e kemi pritur tre herë kryeministrin këtu në Kosmaç dhe ka premtuar, por nuk ka bërë asgjë nga ato që tha. Pas tij kanë ardhur edhe deputeti i zonës, edhe ministri i Bujqësisë, por asnjë zgjidhje nuk ka ardhur prej tyre. Ndaj për çdo gjë janë detyruar t’i drejtohen kryetarit të bashkisë që u ka afruar tre mjete për ndihmë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të zgjidhur problemet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco