Rama-Thaçi, dy gjysma, të së njëjtës GJË

Rama-Thaçi, dy gjysma, të së njëjtës GJË

09:51, 24/10/2018
A+ Aa A-

Edi Rama, “kr” i shqiptarëve të Shqipërisë dhe Hashim Thaçi, “pr”, i shqiptarëve të Kosovës kanë aq shumë gjëra të përbashkëta, sa që të dyve mund tu bësh portretin vetëm në “NJË”.

Të dy funksionojnë, si autokratë e sundimtarë në dy shtetet shqiptare; kontrollojnë median dhe sa të mundin segmente të caktuara të opozitës; të dy janë të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme me krimin e organizuar; I ndjek nga pas e kaluara e tyre, që për të gjithë duket e ndritur, por në fakt ka shumë vrima të zeza.

Edhe Rama edhe Thaçi po thyejnë çdo rekord në Ballkan e më gjerë, si politikanë, që “vdesin” dhe nuk e lëshojnë kariken e pushtetit; të dy vjedhin zgjedhjet elektorale dhe shantazhojnë institucionet dhe qytetarët e tyre; kontrollojnë mediat, shoqërinë civile dhe këdo që munden të blejnë!

Gjithashtu këta dy udhëheqës që u kanë rënë në pjesë shqiptarëve, bëjnë çdo gjë që  të qeverisin gjatë, mundësisht pafundësisht. Të dy edhe Rama edhe Thaçi janë në dosjet e pluhurosura por që nuk do të rrinë gjatë ashtu, të drejtësisë.

Të dy këta individë që u është mbushur mendja se janë pronarë të trojeve shqiptare kanë të njëjtët ustallarë dhe janë ushtarë të bindur, të “sulltatanit” Taip Erdogan dhe miliarderit spekulant  George Soros.

Edhe Edi Rama edhe Hashim Thaçi, sa herë që i kanë punët keq brenda vendeve të tyre, tentojnë që të shantazhojnë, Bashkimin Europian. Kanë të njëjtin rreth lobistësh në SHBA. Hiqen si miq të boshtit Euroatlantik, por nuk lënë rast nën rogoz, që të bëjnë lojëra të dyfishta.

Mbi të gjitha, që të dy këta “liderë” janë të sëmurë rëndë nga megalomania dhe urrejnë fjalën e lirë, intelektualët dhe kundërshtarët politikë që u thonë të vërtetën dhe nuk i blejnë dot.

Këta janë Edi Rama dhe Hashim Thaçi, që ngjajnë si dy pika uji kur u drejton prozhektorët dhe i nxjerr përpara të gjithëve ashtu siç janë në të vërtetë.

 Shihni këtë video-montazh dhe do të bindeni për këtë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco