Basha: Kamikazja e Ramës grisi fletarrestin për Vangjush Dakon

Basha: Kamikazja e Ramës grisi fletarrestin për Vangjush Dakon

20:35, 23/10/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka akuzuar prokuroren e krimeve të rënda, Donika Prelën, si autoren e grisjes së fletarrestit për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon.

Sipas Bashës kamikazja e ramës po prish hetimin për krimin elektoral të Dakos në Durrës.

Ja postimi i tij:

Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco