EMRAT/ Ja pse u arrestua ish-deputeti i PS e njerëzit e tij

EMRAT/ Ja pse u arrestua ish-deputeti i PS e njerëzit e tij

11:22, 22/10/2018
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka dhe njerëzit e tij janë vënë në pranga për falsifikim dokumentesh vulave, stampave, formularëve të kryera në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Kjo gjë është bërë e ditur nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela gjatë një konference për mediat.

‘Është konkluduar se një grup personash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në bashkërendim me grupe të tjera kriminale kanë kryer vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave, formularëve të kryera në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj janë nxjerrë masa sigurimi ndaj Gjelin Ndoka, Arben Ndoka, Vlash Gazuli, Zef Ndoka, Zef Lazi, Lule Zeneli, Marjeta Perskura, Edi Ndokaj, Vasil Nika, Kol Lleshi, Luigj Paloka, Mimoza Ndoka, Paulin Simoni.

Janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë. Këta persona janë të ëprfshirë si në aktivitetin kriminal të përfitimit, falsikimit ashtu edhe punonjës të zyrave shtetërore, noterë publikë.

Ka të dhëna për veprime të kundraligjshme dhe korrupsion në disa institucione të vendit për të cilat po vijojnë hetimet në vijimësi’, tha Prela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco