Berisha: Keqardhja e Ramës për Çukon është e ndjerë ...

Berisha: Keqardhja e Ramës për Çukon është e ndjerë ...

20:25, 21/10/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, deklaroi pas arrestimit t ish-deputetit socialist Arben Çuko se ndien keqardhje për të. Menjëherë pas deklaratës së Ramës ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në Facebook, se keqardhja e Ramës për Çukon është e ndier.

Sipas tij sado që të ketë vjedhur Çuko ai është shumë larg Ramës dhe ministrave të qeverisë së tij.

Ja statusi i Berishës:

Kallam Dështaku e ka të ndjerë keqardhjen për Çukon!

Të dashur miq, me vrap pas arrestimit të Arben Çukos, Kallam Dështaku reagoi duke thënë: Keqardhje për Arben Çukon.

Unë mendoj se keqardhja e tij për hajdutin Arben Çuko është e ndjerë! Sepse sado që të ketë vjedhur, Çuko është vite dritë larg një hajni me ato që ka vjedhur Kallam Dështaku, Zho Zho apo ndonjë ministër tjetër. Krahasuar me këta, Çuko del hajdut thërrimesh! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci21/10/2018 21:20

Eme te se do me shpetu kaptinen duke ja fut ish bashkpuntorve gjoja po dorzo peshqit e mdhej, kta jan peshq te ngordhem po kshu do e haj Rama do ja fusi te vetve e te vetet do ja lajn me krimet e veta.

Shto koment

Denonco