Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Basha: Rama nuk po mbyll bastet, po i jep monopolin e tyre Olsit ortakut që shiti aksionet e APEX

Basha: Rama nuk po mbyll bastet, po i jep monopolin e tyre Olsit ortakut që shiti aksionet e APEX

21:25, 18/10/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha, tha në studion e ‘Opinion’ se pas ligjit për bastet fshihet Vangjush Dako dhe Olsi Rama.

Ndërkohë Basha zbuloi se  një njeri pranë Ramës ka shitur aksionet e APEX tek austriakët dhe ka marrë leje ndërtimi në Tiranë. Sipas tij e gjithë kjo tregon se njerëzit pranë Ramës janë lajmëruar për këtë lëvizje.

Basha tha se Rama po mbyll bastet sportive për t;’i dhënë mundësinë e monopolit vëllait të tij Olsit.

‘Ne si opozitë e kemi treguar, që personat e lidhur me këtë kontratë, zinxhiri i personave të çon tek vëllai i kryeministrit. Asokohe u vra një person në bllok se ishte lajmëruar se do mbylleshin kazinotë dhe i shiti pajisjet. Ajo që po ndodh tani është se kompania APEX i shiti aksionet tek një kompani austriake para 4 muajsh sepse u lajmërua nga këta (qeveria). Këtij personi (pronarit të APEX) i ka dhënë leje ndërtimi tek Kulla e Sahatit dhe në zonën e Bllokut. PD nuk do të lojë monopolin e basteve në dorë të vëllai të kryeministrit. Do t’i mbyllë të gjitha, nuk do të ketë më baste’, deklaroi Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco