Deklaratat kontradiktore/ Kush gënjen, Policia apo deputeti i PS?

Deklaratat kontradiktore/ Kush gënjen, Policia apo deputeti i PS?

11:10, 27/09/2018
A+ Aa A-

Rrahman Rraja, u bë i njohur për publikun pasi shpërtheu skandali i djalit të tij, i akuzuar për dhunimin e një vajze.

Edhe pse ka më se 1 vit në Parlament, Rraja nuk ka folur kurrë, deri ditën e sotme, kur mbrojti të birin dhe hodhi poshtë deklaratën e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu që pretendon se është kërcënuar me jetë për të mbyllur dosjen e Rexhep Rrajës (djali i deputetit).

Deputeti Rraja u shpreh në një intervistën për Panoramën se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e tij si sajesë.

Por ndryshe nga çfarë pretendon deputeti, Policia e Shtetit thotë se ‘Rrahman Rraja dhe i biri Rexhepi janë takuar në një lokal në Tiranë, pasi vajza nga Nikla ka bërë denoncimin për dhunën e ushtruar nga Rexhepi.

‘Rrahman Rraja dhe Emiljano Nuhu njiheshin shumë kohë më parë dhe kanë biseda miqësore në ‘Whatsapp’, bëri të ditur policia.

Policia për takimin në lokal:

‘Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Whatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore’.

Deklarata e deputetit të PS:

Djali ka patur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën u nda sepse u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë, dy ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha bëri postimin e tij në ‘facebook’ duke thënë se familja ime është e respektueshme në rrethin e Krujës dhe se me këto postime duan t’i ulin dinjitetin. Ajo kishte thënë se problemet që ka patur i kishte zgjidhur me djalin tim. Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat.

A keni takuar oficerin e policisë gjyqësore, Emiljano Nuhu?

Jo, jo as që bëhet fjalë. Nuk e di pse është shprehur kështu ish-nënkomisari, por nuk e kam takuar asnjëherë.

/Opinion.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco