'Gjendja e kriminalitetit', Arta Marku i lexon nesër Kuvendit 283 faqe vetëm statistika

'Gjendja e kriminalitetit', Arta Marku i lexon nesër Kuvendit 283 faqe vetëm statistika

09:25, 19/09/2018
A+ Aa A-

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të mbajë nesër para Kuvendit, raportin e punës për vitin 2017 mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Në raportin e publikuar tashmë në faqen online të Kuvendit, radhiten në 283 faqe, vetëm të dhëna statistikore për arritjet e Prokurorisë dhe thuajse asgjë mbi dështimet.

Lexo këtu Raportin e Plotë ose shkurt çfarë thuhet në 2 kapituj kryesorë, si më poshtë:

 Lufta kundër korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet kryesore të organit të prokurorisë. Gjatë vitit 2017 janë filluar kryesisht 12 procedime penale, ku veçojmë 3 procedime penale për nenin 260 “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe 6 procedime penale për nenin 319/ç “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Nga prokuroria për Krime të Rënda janë kryer hetime proaktive në kuadër të 11 procedimeve penale për vepra të korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka patur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016 dhe rritje prej 80,8 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2016. Për vitin 2017 për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, organi i prokurorisë ka regjistruar 124 procedime penale, që përbën rritje me 2,6 herë ose 163,8 % në krahasim me vitin 2016. Janë dërguar në gjykatë 106 procedime penale, ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 37 procedime të dërguara në gjykatë.

Krimi i organizuar dhe krimet e rënda

Lufta ndaj krimit e veçanërisht atij të organizuar, kërkon një përgjigje të koordinuar ndërinstitucionale e ndërkombëtare. Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale, janë prioritet në punën e prokurorisë për një luftë efikase ndaj këtyre veprave penale. Bashkëpunimi ndërinstitucional Raporti Vjetor mbi Gjendjen e Kriminalitetit Viti 2017 9 Prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë e veçanërisht Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda kanë zhvilluar takime e analiza të vazhdueshme me Policinë e Shtetit me qëllim përmirësimin e veprimtarisë hetimore dhe arritjen e rezultateve sa më të larta në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit. Në kuadër të luftës antikanabis me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.248, datë 29.3.2017, u miratua “Plani i veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017– 2020”. Në zbatim të detyrimeve të prokurorisë, u nënshkrua me Ministrinë e Punëve të Brendshme marrëveshja nr. 986/1 Prot. datë 29.06.2017 për caktimin e përfaqësuesve në Task-Forcën Qendrore e cila koordinon, orienton dhe kontrollon veprimtarinë e strukturave qendrore dhe vendore të ngarkuara me zbatimin e planit të veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, dhe në Task-Forcat Vendore dhe detyrimi për raportim periodik.

Ndërkohë me urdhrin nr.145 datë 29.06.2017 të Prokurorit të Përgjithshëm, u kërkua nga prokuroritë e rretheve caktimi i përfaqësuesve në Task-Forcën Vendore dhe sigurimi i bashkëpunimit për shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve të përfshira në këtë Task-Forcë, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017-2020 dhe aktet nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij...etj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco