VIDEO/ I këndoi Enver Hoxhës, PD kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit

VIDEO/ I këndoi Enver Hoxhës, PD kërkon shkarkimin e Tërmet Peçit

10:19, 16/09/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike i ka kërkuar Kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të kreut të bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi.

Deputeti i qarkut Tritan Shehu i ka kërkuar edhe prokurorisë që të veprojë ndaj tij për shkelje ligji.

Kryebashkiaku i Tepelenës, në një darkë zyrtare të shtruar nga Bashkia me rastin e 75 vjetorit të clirimit të saj, i ka thurur lavde dhe ka kënduar për diktatorin komunist Enver Hoxha.

Reagimi i plote i deputetit, Tritan Shehu:

I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.

Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.

I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i “bemave te medha”, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.

Nje sfide e vertete kjo ndaj ligjit, demokracise, nje ofendim ky per proceset tona demokratike, nje arrogance e pa kufi ndaj ish te persekutuarve, ndaj gjithe ketij populli, qe e pagoi shume shtrenjte ate diktature te eger.

Nje perbaltje kjo edhe e te gjithe atyre, qe rane apo luftuan fashizmin e nazizmin, per nje Shqiperi te lire, demokratike, te begate, pavaresisht nga menyra se si ata e perceptonoin kete ne vitet e asaj lufte epokale.

Ishte ai diktator e ajo diktature, qe tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qofte edhe te popullit atdhetar e liridashes te Tepelenes, qe njohu gjate saj vecse vuajtjet, persekutimet, varferine.

Cdo te ndodhte ne Gjermani apo Itali sikur nje Kryetar Bashkie t’i thurte lavde ne nje ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit!?
A mund te me pergjigjeni per kete ju Z.Kryeminister?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abdyl Alija17/09/2018 13:10

Nji Sadisti po i këndon, Pa turp po u krenon, Poshtrimin tand ke naltësu, Nuk kupton sa je shimtu. Krymi n’rraj asht drejtu, Kriminelat si ushujza lëshu, Gjethe degë tashma tuj u tha, Ke me ra mos me u çu ma.

Taku16/09/2018 13:45

Shikoi emrin atij legenit pastaj surratin dhe ne fund tabjatin.... Duhet kohe te zhduket fara e lejfeneve...prandaj keta nuk luftohen me parrulla:"opozitare por vellezer" ,apo "te gjithe jemi bashkfajtore"...derri do plumb...

altin cacurri16/09/2018 12:13

tna e rroje enveri me shoket

Loran 16/09/2018 10:42

Zgjepsi

Shto koment

Denonco