VIDEO/ Nishani për krimin e organizuar: Ne i arrestuam, sot bëjnë pazare me qeverinë

VIDEO/ Nishani për krimin e organizuar: Ne i arrestuam, sot bëjnë pazare me qeverinë

20:51, 12/09/2018
A+ Aa A-

Gjendja kriminale në vend është kthyer në një problem të madh.

Qeveria Rama duket se nuk po i kontrollon do më bandat dhe organizata kriminale që kanë kryer krime të rënda.

I ftuar në studion e emisionit ‘FAKT’, ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

I pyetur nga gazetari Çim Peka në lidhje me luftën ndaj krimit në qeverinë ‘Berisha 1’, Nishani është shprehur se ‘nga viti 2006 deri në vitin 2008 janë çmontuar mbi 260 grupe kriminale, dhe janë mbi 2 mijë anëtarë të këtyre bandave që u arrestuan dhe janë dërguar përpara drejtësisë’.

Sipas ish-presidenti Bujar Nishani, disa prej eksponentëve që sot bëjnë pazare me qeverinë, gjatë qeverisjes së PD, u arratisën nga Shqipëria për në Amerikën Latine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco